Bahri Shaqiri: “Rilindja” e panikosur gjer në palcë për largimin e saj të sigurtë

227
“Rilindja” e panikosur gjer në palcë për largimin e saj të sigurtë, vazhdon me mashtrimet ndaj qytetarëve të thjeshtë duke u ofruan vende të përkohshme pune, për vetëm pak javë, deri më 25 prill.
Banorë të thjeshtë të Durrësit dhe Shijakut, mos bini pre e mashtrimit, punësimet e vërteta kërkojnë kontrata aftagjata dhe jo vetëm disa javore që synojnë për t’ju shfrytëzuar për efekte elektorale.
Ata po ju shfrytëzojnë dhe mashtrojnë. Cilido aplikant të kërkojë kontrata të përhershme dhe jo provizore.
Edhe me bonusin e rindërtimit, po ju paguajnë më pak nga sa e meritoni, dhe paratë tuaja po ua japin atyre individëve të projektuar për të blerë vota.
Ju paralajmërojmë se cilido që i përdor paratë e banorëve të thjeshtë për blerje votash, dhe cilido që i pranon ato para që i takojnë njerëzve me banesa të dëmtuara nga tërmeti, do përgjigjen penalisht përpara drejtësisë.
Ju zyrtarë kamikazë të fundit në shërbim të qeverisë në largim, do mbani përgjegjësi penale për çdo veprim apo mashtrim tuajin elektoral.
2️⃣5️⃣ prill do sqarohet gjithçka dhe të gjithë abuzuesit do japim llogari e do mbajnë përgjegjësi penale.
Bahri Shaqiri
LSI Durrës
Sigal