Bahri Shaqiri: Dështimi i “Rilindjes” me rindërtimin

200
Sigal

Kandidati për deputet i LSI në Durrës, Bahri Shaqiri ka denoncuar sot mashtrimin e qeverisë “Rama” me procesin e rindërtimit në këtë qark. Në një reagim në rrjetet sociale, Shaqiri shprehet se procesi i rindërtimit ka qenë një dështim total për Shijakun dhe Durrësin, me hapa të ngadaltë dhe abuzime të shumta.
“Dështimi i “Rilindjes” me rindërtimin. Procesi i rindërtimit ka qenë një dështim total për Shijakun dhe Durrësin, me hapa të ngadaltë dhe abuzime të shumta.
Paratë e rindërtimit nuk janë të “Rilindjes” e cila shtiret sikur po i nxjerr nga xhepi i saj dhe po kryen bamirësi ndaj banorëve. Paratë janë të taksapaguesve shqiptarë ndaj duhen shfrytëzuar në shërbim të tyre.
Pas 25 prillit, qeveria e re do rindërtojë shtëpitë, pallatet dhe godinat e dëmtuara më shpejt, më mirë, me standarde teknike dhe në mënyrë transparente”, shprehet Bahri Shaqiri.