Babëzia prangos kreun e Hipotekës së Shkodrës, bashkitë nisin shpërblimet e militantëve për vota

615
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Emërimet e “Tepsisë” në Administratën Publike dhe korrupsioni

Arrestohet drejtori i Hipotekës së Shkodrës, Bashkia e Divjakës shpërblen me 1 milion lekë militantin e PS-së

Kryeministri Rama në fushatën elektorale  të zgjedhjeve parlamentare të 2017, u kërkoi votuesve votëbesimin, që të qeveriste i vetëm, në mënyrë të tillë, që të ishte i pavarur nga koalicionet partiake në dobi të mirëqeverisjes. Madje, u zotua që çdo emërim në administratën shtetërore do të bëhej vetëm me procedurën e meritokracisë së konkurseve dhe do të kishte transparencë të plotë.

Nga banakier në drejtor hipoteke në Shkodër

Në janar të 2018-s, emërohet drejtor i Hipotekës së Shkodrës Zamir Leka. Askush nuk e di procedurën e këtij emërimi, sepse nuk u bë asgjë transparente. Veçse dihet që Zamiri ka punuar edhe …banakier. Jo se puna si banakier është turp, sepse sot, edhe mund të kesh diploma e të punosh banakier. Mirëpo, kur nuk dihen, nuk bëhet transparente procedura e emërimit se për çfarë merite Zamir Leka bëhet drejtor i Hipotekës, atëherë, njerëzit kishin të drejtë,q ë atëherë thanë, se Zamirin e emëruar drejtor të Hipotekës, sepse këto janë “Emërime të Tepsisë”, ku Administrata Publike trajtohet nga Rilindja Socialiste si “tepsi e Bakllavasë”.

Arrestimi i drejtorit të “Tepsisë” (Hipotekës) për korrupsion

Vetëm 8 muaj punë, bëri si drejtor i Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka,  nga banakier arriti që në këto 8 muaj pune, ta trajtonte Hipotekën si “Tepsinë” duke abuzuar me shpërdorimin e detyrës, për të vjelë para. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse Zamir Leka u emërua drejtor Hipoteke vetëm për t’u shpërblyer për militantizmin partiak, e aspak, sepse kishte merita pune, intelektuale dhe profesionale. Prandaj, qëllimi i vetëm i “Tepsisë” së drejtorit Zamir ishte të përfitonte sa më shumë materialisht, duke shpërdoruar detyrën shtetërore. Policia e Shkodrës pas një urdhri të prokurorisë ka ndaluar shtetasin Zamir Leka, drejtor i Hipotekës në Shkodër. Sipas burimeve nga organi i akuzës, drejtori Leka është arrestuar teksa ndodhej në punë në zyrat e Hipotekës së Shkodrës. Sipas burimeve, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Shkodrës. Vetëm pak ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj, ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.