Babëzia Parlamentare/ Kuvendi shpenzon 600 mln. lekë për kompjuterat e deputetëve, por gjysma e tyre nuk dinë as të lexojnë

331
Sigal

Elektronika e re në Kuvend kushtoi mbi 60 milionë lekë
Kuvendi shpenzon 600 milionë lekë për eletronikën e sallës, shqiptarët shpopullojnë Shqipërinë
Ndërkohë që shqiptarët largohen masivisht nga Shqipëria për shkak të varfërisë dhe papunësisë, saqë Shqipëria po shpopullohet në progress gjeometrik, ndërkohë që shtetet e botës japin kredi 880 milionë euro për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, Parlamenti shqiptar shton luksin e deputetëve, duke shpenzuar 600 milionë lekë për elektronikën e re të sallës së Kuvendit. Hera e fundit që ishte investuar në këtë sistem ishte në vitin 2007. Krahas lehtësisë për veprimin e deputetëve, Kuvendi e argumenton këtë zgjedhje dhe me ambientalizmin. Sipas një përllogaritje të institucionit, vetëm nga shmangia e printimit të projektligjeve apo dokumenteve të tjera të seancës do të kursehen në muaj 720 mijë lekë, ose 8 milionë e 640 mijë lekë në vit. E njëjta kompani do të ofrojë në një moment të dytë dhe shërbimin “live stream” të seancës në faqen e Kuvendit. Teknologjia gjermane e sistemit të ri elektronik të votimit, që po aplikohet që prej fundit të janarit, ka kushtuar 60 milionë e 441 mijë lekë. Kuvendi e argumenton këtë zgjedhje dhe me ambientalizmin. Të tjera shpenzime që Kuvendi po planifikon të kryejë gjatë këtij viti janë dyert e blinduara për sallën e seancave dhe kryesinë e Kuvendit, me një vlerë prej 50 milionë lekësh.