Babai i kandidates për deputete të “Rilindjes” kapet duke shikuar video porno në zyrat e bashkisë

784
Sigal

Dihet tashmë se në Shqipëri, shumica e atyre që janë të punësuar në shtet nuk  e shohin më veten në shërbim të popullit, por të plotësojnë atë çfarë bëjnë më mirë…”t’i bien qylit”. Jo më kot është krijuar ky perceptim, thjesht për faktin sepse shumica e atyre që janë të punësuar në institucionet shtetërorë janë të punësuar partiakë, jo vetëm kaq, por u bëjnë bisht detyrave të tyre duke zvarritur qytetarët që duan të zgjidhin punë. Këta persona, të shumtë në numër , kudo në institucionet e Republikës, janë të privilegjuar jo vetëm në aspektin e pushimeve, por për faktin e thjeshtë sepse punën e shikojnë si një orar zyrtar për të marrë rrogën në fund të muajit dhe askush nuk u kërkon llogari.

Ajo që e vërtetoi këtë përceptim, ndër provat e shumta që janë publikuar ndër vite ishte një video e dërguar në një media ditën e djeshme, ku një zyrtar i Bashkisë së Laçit, gjatë orarit të punës po shikonte në kompjuterin e tij një video porno. Sipas burimeve të kësaj mediajeje bëhet fjalë për Llesh Ndocin, Drejtorin e Përkrahjes Sociale në bashkinë e Laçit, babi i kandidates për deputete në listat e PS për Leshën, Erjola Ndocit.

 

/JOQ-Albania