Azilkërkuesit nga Ballkani, Tomas de Maizière: Turp i papranueshëm për Europën

370
Pak ditë pas publikimit të të dhënave zyrtare të Gjermanisë për azilkërkuesit në vend, ku shqiptarët, nga Kosova dhe Shqipëria, zinin vendin e dytë dhe të tretë në listën e vendeve të origjinës, ministri i Brendshëm, Tomas de Maizier, e quan një “turp të papranueshëm për Europën” që më shumë se 40% e refugjatëve të cilët mbërrijnë në kontinent janë nga Ballkani Perëndimor.
Në një intervistë për të përditëshmen gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, De Maizier, thotë që e kupton më së miri mllefin e një pjese të popullit gjerman kur sheh që, pavarësisht se zonat e konflikteve më të mëdha në botë sot janë në Irak dhe Siri, numri më i madh i azilkërkuesve vjen nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjëja më e rëndësishme është që numri është zvogëluar në mënyrë drastike” ka thënë de Maizière në intervistën për Frankfurter Allgemeine Zeitung. De Maizière ka paralajmëruar që shteti gjerman do të fillojë të “reduktojë masivisht” përkrahjen duke ndaluar edhe ndihmat financiare për azilkërkuesit nga Ballkani.
Sigal