Azilkërkuesit, Basha: Shqiptarët sërish në krye të listës pas sirianëve

476
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar të dhënat zyrtare për azilkërkuesit në Gjermani. Sipas tij, Shqiptarët vazhdojnë të jenë në krye të listës dhe se kryeministri Rama nuk do t’ia dijë për fatin e qytetarëve.
“Ja të dhënat zyrtare gjermane për azilkërkuesit: shqiptarët të parët pas sirianëve edhe në Gusht. Rama u kapardis në ekspozitën e tij private, por nuk gjeti kohë të vizitonte pak metra më tej mijëra shqiptare dhe fëmijët e tyre që dergjen në kampe refugjatësh. Ky është kokoshi 200 milionësh majë plehut, që nuk do t’ia dijë për fatet e qytetarëve të tij”, shkruan Basha.



Sigal