Azilanti Politik, apel nga Suedia për ambasadorin britanik në Tiranë

249
Sigal

 

Urim Gjata: Ju keni të drejtë në shqetësimin tuaj për të inkriminuarit z.Duncan Norman, sepse Shqipëria është marrë peng nga një grup oligarkësh, vrasësish dhe hajdutësh në pushtet.Duhen ambasadorë që ti mësojnë qytetarëve si mbrohet demokracia dhe jo ambasadorë si Lu dhe Vlahutin. Instituti për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme deklaroi se nga ‘këlyshët e Bllokut’ janë në dispozicion 2 miliard euro për blerjen e votave të 25 prillit..Ja letra e plotë

 

Ja letra e plotë:

Zoti Ambasador

Ju keni të drejtë në shqetësimin tuaj kur thoni … Stop, kandidimit të elementit të inkriminuar në listat për kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Vërtet, shqetësimi juaj është i drejtë, sepse Edi Rama një si dikur, fshehur apo hapur do kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare, elementë të inkriminuar  dhe të lidhur me botën e krimit të organizuar. Ai ka detyrime dhe ështe i varur pazgjidhshmerisht prej tyre…

“E kush do ju trajtonte si pashallarë, veç Shqipërisë, politikës dhe qeveritarëve të saj të korruptuar, milionave të krimit, mafies në pushtet dhe një grupi batakçinjsh, apo fakirë barktharë, që mezi presin zgjedhjet të marrin falas 5 mijë lekë apo një thes miell”

Zoti Ambasador, shqetësimi i juaj i drejtë nuk është i vetëm. Është edhe Instituti ndërkombëtar për studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin ( IFIMES), ai që ka akuzuar Edi Ramën se po e çon Shqipërinë jo drejt BE-së, por drejt Amerikës Latine. Është po ky institut ndërkombëtar që po vlerëson me shqetësim, se regjimi i Edi Ramës ka rreth 2 miliardë euro, këto te fituara nga trafikikimi i drogës dhe bashkpunimi me bandat dhe krimin e organizuar. Miliarda në dispozicion për dhunimin, shtypjen, dhe vrasje të kundërshtarit politik, vjedhjen dhe blerjen e votave me dhunë, në zgjedhjet parlamentare që do zhvillohen më 25 Prill.

Zoti Ambasador, a e mendoni se çdo të thotë që në duart e krimit të organizuar dhe mafies në pushtet sot ndodhen plot 2 miliard euro, që ata do i përdorin për vjedhjen dhe blerjen e votave më 25 Prill? Që liria, demokracia, dinjiteti, dhe vota e popullit do jetë e pa fuqishme përballë krimit të organizuar në pushtet.

Zoti Ambasador, këto miliona e miliarda euro të drogës, kanë blerë dhe tjetërsuar jo vetëm votën e një thes mielli të fukarenjve, jo vetëm mediat e blera, pseudo analistët e paguar dhe lavire politikanët shqiptarë,  por dhe atë të qytetarit të ndershëm. Por ato miliona dhe miliarda euro të drogës, kanë kompromentuar dhe tjetërsuar edhe kolegët dhe ish kolegët e tu në Shqipëri. Ata nuk flasin më. Ambasadori Lu, veç bërtitjes për kapjen e peshqëve të mëdhenj, iku diku larg, pa kapur dot asnjë cironkë. Sot ish ministri i Brendshëm, mik dhe bashkëpuntor i trafikantëve të drogës, Saimir Tahiri, tallet me ambasadorin e Kirgistanit…

“E ndërsa krimi i organizuar dhe narko-kryeministri i nominuar për  “Nobel” nga ju rivjedh dhe rible votat përsëri, juve s’ja u ndjen, fare, por bëni ”apel”për qetësi, mbaroni mandatin dhe…”

Zoti Ambasador, shumë nga kolegët e tu heshtin. Nëse Rama nuk ka arritur t’i korruptojë, ai ka arritur t’i frikësojë ata (me dëbimin) , ndaj ata pandershmërisht mbi ligjin, detyrën, dhe mbi kurrizin e një populli, që beson dhe kërkon demokraci, luajnë si ”Xhixhileja” vallen e Napolonit në tepsinë e Ramës. Ata luajnë vallen e ”xhixhilesë”, sepse i vdekuri në shtëpinë e tjetrit duket sikur fle. Sepse në vendet e tyre vendos jo politika, por ligji, qytetari, dhe demokracia. Ata qeshin, sepse se kanë provuar mbi kurriz shkopin e gomës apo gazin lotsjellës. Ata qeshin, sepse… Si kanë provuar grushtat apo gëlbazën e policisë partiake në fytyrë. Si kanë parë fëmijet e tyre të tërhiqen zvarrë në trotuare. Se ata se kanë provuar që vajzat e tyre të dhunohen, përdhunohen dhe shiten në treg, si prostitutë, nga të pa prekshmit, nga ata që blenë dhe shesin vota, nga kriminelët. Dikush nga ata llum analistësh që shpirtin ja kanë shitur dreqit, na thotë nëpër TV, se nuk duhet ti shani ambasadorët. Vërtet ? Mos duhet t’ju lëmojmë dhe masazhojmë lëkurën e tyre të butë, kur ata paturpësisht tallen me ne? Mos duhet t’ju heqim kapelen? T’ju përulemi, dhe t’i falenderojmë, edhe kur ata me apo pa dëshirë po bëhen çadër dhe bunker mbrojtës i kësaj narko-qeverie në pushtet!? Mos vallë duhet të heshtim, siç bëmë të detyruar dhe masakruar për 45 vjet nga diktatorët edhe mbas viteve 1945? Mos vallë ju prisni, që me ne të ribëni eksperiment, si ato që i bëtë dikur me ne “KAVIET” e diktaturës? Ju kërkoni, që ne në emër të kësaj pseudo demokracie të servirur nga ju dhe narkoqeveria, më e keqe në Europë, që ne të heshtim dhe të pranojmë kokëulur një neodiktaturë të re, alla kolumbiane me mafien ballkanase dhe këlyshët e Bllokut përsëri në pushtet? Atëhere më 1945 ca nga ju ikët turrvrap, pa marrë me vete as brekët e grave dhe ca të tjerë i përzuri me daulle, Dulla në pushtet.

“Shqipëria e marrë peng nga një grup oligarkësh, vrasësish dhe hajdutësh në pushtet. Shqiptarët kanë nevojë për ambasadorë me ide-projekt për demokracinë, që të na mësojnë si mbrohet demokracia…”

Ne mbetëm këtu. Na latë të mashtruar dhe gjysëm të vdekur. Këtu na gjetët përsëri, në mëshirën e fatit, diktaturës dhe ëndrrës për demokracinë dhe riardhjen tuaj.

Ju përsëri do ikni. Por tani, ikni mbas përfundimit të mandatit, jo të përzënë më nga “Dulla”.  Tani ju e njihni lojën dhe s’ju përzë kush, sepse jo vetëm kohët, por dhe ju keni ndryshuar, Ju tani vini, bëni karrierë, na jepni ide (a thua ne indianët e Europës s’dimë) dhe ju…lëpini qeveritë. Ato kanë ç’tju japin.  Na mësoni si mbillet orizi në Kinë, misri në Kongo. Si të mjelim dhitë, të gatuajmë fasule, si të pastrojmë shtëpitë, si të marrim ajër, apo si të flemë me gratë. Dhe mbasandaj, kur tejngopeni, na tregoni edhe gishtin e mesit. Ikni. Ikni si ai koqekeci, si iku dhe ambasadori i OSBE Bernard Borchard trup vrap, të majmur në shtetet tuaja dhe të lumtur në pritje të pensionit. E në fund të fundit kush ishit ju që të inpononit një narko -kryeministri të zbatonte ligjin dhe Kushtetutën e vendit, para se të bëheshit guvernatorë në një shtet zezakësh, siç jemi ne, në zemër të Ballkanit? Ku kishit shërbyer dhe kush ju njihte. Rangu i tretë.

“Kujtojmë  zonjën Vlahudin, të cilën Rama dhe klani i tij i krimit e ktheu nga një ambasadore e BE-së në një lëpirëse, përfituese, mbrojtëse dhe fshesaxhie të punëve të pista të trafikut të drogës dhe bashkpunimit me të, të kësaj narkoqeverie”

Zoti Ambasador, kjo është Shqipëria sot. Shqipëria e vogël, që ëndërron demokraci. Shqiptarët nga të gjitha krahët dhe bindjet politike. Të Majtë e të Djathtë, më në fund ata janë ndërgjegjësuar se janë vëllezër dhe se kanë nevojë jo më për qindra ide dhe parti. Por për drejtësi. Ligj, rend, punë, mirëqënie dhe demokraci. Dhe këtë do e fitojnë edhe pa ju, por me votën e tyre legjitime më 25 Prill.