Azgan Haklaj: Një komb kundër Kryeministrit Nastradin

863
Sigal

Nga Azgan Haklaj

Tre dekada më parë, fiks 29 vite si sot populli shqiptar rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës, diktatorit gjakatar që kishte instaluar dhunshëm e më terror të pashembullt diktaturën më të egër në Europë, që për afro pesë dekada i shkaktoi popullit të vet një golgotë ekuivalente me “Arkipelag e Gulag” të rrefyer nga Solezhnicini, të cilat u realizuan nga e njëjta thundër e hekurt, nga Bolshevizmi.

Bolshevikët shqiptarë mënjëherë pas çlirimit me shpejtësi të rrufeshme çmontuan Shtetin e së Drejtës dhe në vend të tij ngritën diktaturën e proletariatit duke e pagëzuar “Demokracia e popullit”.

Harpagonët ishin aq të etur për pushtet e para sa edhe në formulimin juridik të qeverisjes tyre u treguan qesharakë  (pushtet i popullit, popullit).

Nëse i bëjmë një përshkrim të shkurtër regjimit kanibalesk të Polpotit Shqiptar, Enver Hoxhës shohim se për një gjysëm shekulli në gijotinën e tij përfunduan mijëra jetë njerëzore, mijra të tjerë nëpër burgje nën tortura shtazarake, qindramijëra në kampe internimi.

Shqipëria i ngjante një ishulli të izoluar nga Bota, rrethuar me tela me gjemba, ku fantazia kriminale e oktapodëve të frikshëm që luheshin mbi kurrizin e një populli e kalonte imagjinatën zhylverniane.

Në dhjetorin e vitit 1990 populli shqiptar shembi komunizmin, lindi Partia Demokratike, Zgalemi i shpresës shqiptare.

Rrezimi i bustit të Enver Hoxhës me dt 20 shkurt të vitit 1990  ishte fundi i sagës së romanit më të përgjakur të një populli që kishte kaluar një kalvar të gjatë e të tmerrshëm.

22 Marsi i vitit 1992 është epilogu i diktaturës dhe prologu i demokracisë shqiptare.

Fitorja plebishitare e Partisë Demokratike ishte proludi i çmontimit të diktaturës krijimi i Shtetit të së Drejtës, çlirimi nga zinxhirët aziatikë të Shqipërisë, nxjerrja e saj nga errësira e stepave të Rusisë dhe atashimi në Tempullin e Përendimit, orientoj busullën e saj në rrugëtimin EuroAtlantik.

Për një kohë u duk së komunizmi u zhduk.

Por në vitin 1997 kriptokomunistët organizuan kryengritjen e armatosur që çoj në pikëpyetje vetë ekzistencën e Shqipërisë, çka e detyroj PD- ke për hirë të interesave madhore, të dorëzonte pushtetin, e cila pas 8 vitesh opozitë konstruktive u kthye fuqishëm në vitin 2005, e për një kohë shumë të shkurtër ndërmori reforma shumë të fuqishme, hartoj një platëformë zhvillimore e integruese dhe në kohë rrekord shënoj hapa galopantë.

Antarësimi i Shqipërisë në Nato në prillin e vitit 2009, ngritja e flamurin Shqiptar në Kryeqytetin e BE, në Bruksel, përkrah shteteve të Aleancës me të madhe, garante e lirisë dhe demokracisë së popujve ishte ngjarja me e rëndësishme në enciklopedinë shqiptare.

Prej më shumë së 6 vitesh pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës e rilindasve të tij hap pas hapi është instaluar një regjim që e kam veshtirë për ta emërtuar, por një gjë është e sigurtë  se veçse demokratik nuk mund të quhet.

Nastradini ynë me gënjeshtra e mashtrime, sufizma  anekdoda e barceleta, intriga bizantine, komercializëm të interesave kombëtare, pragmatizem e utilitet për pushtet, me dhunë e panik, ma para të pista rrëmbeu pushtetin dhe uzurpoj shtetin.

Harpagoni ynë gllabëroj pushtetin qendror, invadoj pushtetin lokal, duke asgjesuar zgjedhjet e lira,  mbërthyej me darë të hekurt prokurorinë e sistemin gjygjsorë, krijoj një opozitë artificiale, me qëllim asgjësimin e opozitës reale, historike, që në fakt nuk ia arriti, me neoliberaliznin e tij etatist, nën emërtimin ekonomik keynesian paralizoj konkurencën e lirë duke mundësuar monopolet, apo oligopolet e oligarkëve oborrtarë të tij.

Me panternalizmin e tij megallomanë i ka ngulur thikë pas shpine Kosovës, pushkatoj pa mëshirë Kauzën Çame.

Hartoj paketën antishpifje, sinonim i nenit të famshëm “55” “axhitacion e propogandë” të Atit të tij shpirtëror Hoxhës, me anë të cilës kërkon të pushtojë mediat e të asgjesojë fjalën e lirë, ashtu siç bën çdo tiran.

Në Regjimin e  Ramës më i vlefshëm është një akt noterial se sa Kushtetuta.

Në të gjitha regjimet demokratike kushtetuta duhet të garantojë liritë themelore, lirinë e fjalës, garanci kundër arbitraritetit, liria e shtypit, liria e protestës, ndarjen e pushteteve, e drejta universale e votës, organizimi i zgjedhjeve të lira.

Me të drejt lind pyetja:

A është regjim demokratik Regjimi Ramian??

Pushteti i tij normalisht mund të pagëzohet Despotik, Autokratik, Teknokratik, Oligarkik, Kleptokratik, Fashist, Nazifashist, Totalitarist, etj, etj, veçse demokratik jo.

Për ti vendosur një emër duhet të bëjmë një analizë shteruese dhe duhet të shpjegojmë:

Çështë Demokracia??

Ideali demokratik e ka origjinën qysh në Greqinë e lashtë të Solonit e Perikliut.

Grekët kanë qënë të parët që ideuan rrugën e drejtëpërdrejtë të demokracisë, ku qytetarët i merrnin vetë vendimet.

Gjatë historisë mijëra vjeçare pushtetarët e ndryshëm kanë luajtur me interpretimin e fjalës demokraci, për ti mveshur me mantel të rrjejshëm regjimet e tyre, totalitare diktatoriale dhe me mashtrimet e tyre kanë arritur të fitojmë besimin e mbështetjen e popullit të vet e ia kanë dalur të bëhen Sundimtarë të gjithëpushtetshëm.

Demokracia është sistemi që garanton, harmonizon detyrat dhe të drejtat e individit me ato të shoqërisë.

Ajo është mishërim i vlerave dhe virtyteve dhe praktikon zbatimin e tyre.

Ngadhnjimi i saj e ka fillesën pas çlirimit të Amerikës së Veriut dhe dekleratës së të drejtave të njeriut në vitin 1776, baza e Kushtetutës Amerikane, dhe Revolucionit Francez të vitit 1789, ku u tronditën thellë monarkitë hyjnore dhe u hartua deklerata e të drejtave të njeriut.

Megjithëse kishte nisur në Angli ideja e regjimit republikan pas këtyre dy ngjarjeve madhore triumfoj republikanizmi, e drejta e votës, besimi tek liria, barazia.

Postulati i Revolucionit Francez është  ” Liri – Barazi- Vëllezëri”.

Për demokracinë e për qeverisjen kanë shkruar shumë personalitete.

Unë në këtë analizë veçova postulatin e Abraham Linkolnit:

“Qeveri nga populli, e popullit, për popullin”

Po a është qeveria e Ramës e tillë??

Përtej paragjykimit, skolastikës, sofizmave politikë, utilitetit personal, por me arsyetim kantian të kulluar, logjikë dialektike hegeliane, me prova dhe fakte të pakundershtueshme, realpolitike po e provojmë së jo.

Njëri prej baballarëve të liberalizmit Xhon Loku, autori i esesë “Mbi Qeverinë civile”, në vitin 1690 ka përcaktuar kështu demokracinë moderne:

“Liria është një e drejtë e njerëzimit, një qeveri është legjitime vetëm nëse është e bazuar në një kontratë me popullin”.

Të njëjtën gjë thotë më vonë autori i ndarjes së pushteteve, i “Frymës së Ligjeve”,  Monteskje.

Aleks Tokëvilli, përfaqësues i traditës së liberalizmit klasik si politikan mbrojti pa kompromis idenë e lirisë, arsimimit dhe besimit.

Felozofët e së drejtës Tomas Hobës e Xhon Loku theksojmë së në qendër të liberalizmit është liria e individit që tjetërsohet veçse në domosdoshmëri absolute.

Kontrata shoqërore e tyre është  antitezë e kontatës Sociale të Zhan Zhak Rusoit ku u mbështet Regjimi i Terrorit i Robespierit dhe “Fashizmi organik” i Duçes.

Xhon Stjuart Milli tek eseja e famshme “Utilitarizmi” apostrofon faktit se “lumturia është e dobishme për një palë e legjitime vetëm atëherë kur nuk është e demshme për palën tjetër”.

Etërit e Kushtetutës Amerikane Madison, Xhafersoni, Franklin, kanë konkluduar se “konstitucionalizmi është freri i pushtetit të qeverisë, dhe se autoriteti e legjetimiteti i saj varet nga ky kufizim”.

Besoj se janë të mjaftueshëm argumentat për të dalë në përfundimin adekuat se Qeveria Rama nuk ka kontratë me popullin sepse ka shkatërruar zgjedhjet e lira dhe Institucionin e votës se lirë, e për pasojë kemi një parlament ilegjitim.

Zgjedhjet lokale i ka organizuar pa opozitën por me një opozitë fasadë të fabrikuar vetë.

Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese, ka paralizuar treguan e lirë me etatizmin liberal, kur në fakt teoricienët neoliberalë Milton Fridman dhe Frederik Hayek kanë dhënë mesazhe të qarta që “Shteti duhet të zvogëlojë ndërhyrjen deri në minimum në mënyrë që shoqëria civile të ruaj ritmin normal të marrëdhenieve të lira”.

Ashtu si Hitleri që adaptoj teorinë darviniane sociale dhe hirarkinë racore edhe Kryeministri ynë demonstroj publikisht ksenofobinë e tij për Kosovën e Veriun e Shqipërisë.

Perdorimi i gazit helmues luftarak ndaj protestuesve të opozitës është deshmia me autentike e urrejtjes shtazarake të Kryeministrit.

Lleshi i tij është shembëlltyra e Ali Kimikit të Sadam Hysenit.

Nastradini jonë sponsorizoj me paratë e taksapaguesve shqiptarë filmin Komedi “I love Tropoja” dhe u be vetë aktor për të shfryrë urrejtjen patollogjike ndaj malësorëve me satirë.

Në vend të tregojë tolerancë e të luaj rolin e gardianit të lirisë e të drejtave të qytetarëve, i trajton ata si kafshë politike aristoteliane, i detyron ata të kërkojnë falje për të gjitha gabimet që kanë bërë të ngrejnë akuzë, të firmosin aktin e fajsisë e të denojnë vehten sí tek “Procesi” i Franc Kafkës.

Janë më qindra qytetarë që kanë nënshkruar se i kanë borxh Taksidarit një shumë të paimagjinueshme parash, pagesë për rrymën elektrike, që nuk mund ti paguajnë në të dy botët, ose do të mbeteshin në burg.

Princi i iluminizmit, apostuli i tolerancës Volteri na ka lanë postulatet kuptimplotë:

“Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim”.

“Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse intoleranca e ka mbuluar tokën me gjak”.

Edi Rama do të mbajë përgjegjësi sepse me arrogancë, propotencë pe e çon vendin drejt përplasjeve të forta civile për shkak të intolerancës së tij dhe perpjekjeve për shpalljen e tij Sundimtar Suprem me anë të Grushtit të Shtetit që po sponsorizon.

Sovrani ka të drejtën hyjnore ta ndalë grushtin e shtetit me çdo çmim.

“Kur rrëzohen qeveritë lartësohen kombet” është sentenca që na ka lënë Napoleon Bonaparti.

Përfaqësuesi tipik i ekzistencializmit Zhan Pol Sartri thotë “I poshtri mban vet përgjegjësi për poshterësitë e tij”.

Edi Rama do të mbajë përgjegjësi historike para shqiptarëve.