Avokatura e Shtetit: Humbëm 108 mln. euro  me Bechettin

236
Sigal

Avokatja e Shtetit duke raportuar dje në Komisionin e Ligjeve, pranoi humbjen e gjyqit në Arbitrazh me Bechettin dhe gjobën 108 milion euro. Ajo pranoi se qeveria shqiptare shkeli ligjet ndëkombëtare dhe ne duhet të jemi me fat, pasi gjoba mund të ishte edhe më e madhe. Historia e marrveshjes, konfidencialiteti, mungesa e transparencës dhe fillimi i hetimeve

Me fat, që do paguajmë vetëm 108 milionë euro Bechettit

Avokatura e Shtetit pranon humbjen me Bechettin: Qeveria shqiptare shkeli ligjet ndërkombëtare

Qeveria shqiptare pranoi se ka humbur gjyqin me Francesco Becchettin, por Avokatja e Shtetit dje në raportimin në Komisionin e Ligjeve nuk e cilëson si dështim, pasi sipas saj, ai fitoi vetëm 108 mln euro. Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muça, tregoi historikun e padisë, duke nënvizuar se kjo është një histori suksesi, pasi dëmi mund të kishte qenë dhjetëfish më i madh, ndërsa mazhoranca socialiste e hodhi përgjegjësinë në kurriz të drejtësisë vendase. Për herë të parë qeveria pranon se ka humbur një proces gjyqësor ndaj Francesco Bechetti-t. Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj nënvizoi se, pala shqiptare duhet të paguajë 108 milionë euro. Por nuk duket ta konsiderojë histori dështimi, kur tregon se mund të kishte shkuar edhe më keq. Avokatja e Shtetit dha edhe arsyet se përse Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit gjykoi se pala shqiptare kishte shkelur ligjet ndërkombëtare. Muçaj shpjegon edhe reduktimin e faturës që shteti duhet të paguajë për të dëmshpërblyer Becchettin. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i shtetit ka pranuar humbjen e betejës. Më herët kryeministri dhe ministrat thanë se Becchetti nuk do të merrte asnjë lek, dhe se beteja gjyqësore ndërkombëtare vazhdonte.

Kryeministri Rama iu bind kërkesës së Becchettit për marrëveshje me 110 mln euro

Botuar tek gazeta “Telegraf” 20 maj 2019

Qeveria shqiptare e Edi Ramës ka miratuar Marrëveshjen e ofruar nga Becchetti, duke pranuar në këtë mënyrë se ka gabuar në veprimet e saj përballë kompanive të tij në Shqipëri. Burime konfidenciale qeveritare, deklaruan se Avokatura e Shtetit dhe arbitri i pajtuar nga pala shqiptare për procesin në Arbitrazhin Ndërkombëtar, janë orientuar drejt një Marrëveshjeje me biznesmenin. Në bazë të rregullave të Arbitrazhit Ndërkombëtar, palët në proces mund të gjejnë një akord mes tyre, para se çështja të mbyllet. Në përgjithësi, pala paditëse (Becchetti në rastin konkret), mund t’i afrojë një Marrëveshje palës së paditur,(qeverisë shqiptare). Edi Rama dhe qeveria e tij, nëse do të ishin të bindur në veprimet që kanë ndërmarrë ndaj Becchettit, nuk do të pranonin Marrëveshjen. Por, fakti që është pranuar Pakti i ofruar nga biznesmeni italian, dëshmon që qeveria shqiptare ka pranuar se ka vepruar në mënyrë abuzive ndaj tij. Po ashtu, edhe fakti që Rama fshihet pas “konfidencialitetit” për të mos bërë transparent këtë rast, është një dëshmi më shumë se shteti shqiptar dhe Becchetti kanë arritur Marrëveshje. Fakti që Rama e konsideron çështjen “konfidenciale”, krijon idenë e qartë se Gjykata e Arbitrazhit nuk ka marrë një vendim në themel, por e ka mbyllur çështjen, pasi palët kanë miratuar Marrëveshjen mes tyre.  Në gjykimin në Arbitrazhin Ndërkombëtar, shteti shqiptar ka pasur të gjithë mundësinë për të dalë fitues përballë Francesko Becchettit. Dokumentet e siguruar gjatë hetimit penal të Prokurorisë dukeshin të mjaftueshëm për të bindur arbitrat ndërkombëtarë se padia e Bechettit ishte e pabazuar. Por, kryeministri Rama dhe përfaqësuesit e tij kanë zgjedhur që të luajë rolin e “humbësit” dhe të pranojë Marrëveshjen 110 milionë euro, të prezantuar nga Francesko Becchetti.