Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, kundër protestuesve kuksianë, “Pro” arrestimeve të policisë

2059
Sigal

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ftuar në ‘Fax News’ ka folur edhe për protestën e Kukësit. “Institucioni i Avokatit të Popullit nuk konsideron arrestimin gjatë orëve të natës si të paligjshëm, sepse ligji nuk e ndalon. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që të ndalohet arrestimi, gjatë këtyre orëve, ajo që ndalohet, përjashtimisht mund të lejohet, është kontrolli i banesës nga ora 10 e darkës deri në 7 të mëngjesit. Ne nuk kemi pasur kontrolle banese. Ne kemi kërkuar që të mos ketë arrestime gjatë natës pavarësisht se nuk e ndalon ligji në mënyrë që të mos krijohet gjendje terrori.”, deklaroi Erinda Ballanca. Avokatja e Popullit deklaroi se ndonëse këta qytetarë janë ndaluar bazë ligjit. Duke iu referuar rastit të rënda të vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoi në komisariatin e Korçës, Erinda Ballanca deklaroi se nuk mund të flasë për shkakun e vdekjes, pasi do e nxjerrë ekspertiza, por në lidhje me komisariatin e Korçës Ballanca tha se ishin konstatuar problem në 2017, dhe kishte dhënë dhe rekomandime për vendosjen e kamerave të sigurisë. Megjithatë Ballanca u shpreh se në lidhje me rastin konkret, ambienti ku ndodhej Enea Ftoi nuk mund të kishte kamera, sepse do të ishte dhunuar privatësia, duke pasur parasysh që nuk kishte hapësirë të veçantë ku 27-vjeçari të kryente nevojat personale. Aty ku ka qenë i ndjeri nuk ka një vend të ndarë për nevojat personale dhe nuk mund të vendosësh aty kamera. Në rastin konkret problem është edhe dhënia e ndihmës, është evidentuar si një person që kishte probleme shëndetësore se ishte përdorues droge, ne kemi kërkuar që drejtoria të ketë personel që tu vijë në ndihmë, nuk preferojnë mjekët për të shkuar. Nuk ka dalë ende shkaku i vdekjes, nuk kemi asnjë kompetencë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në rastin konkret në këtë drejtori ka vetëm infermier, që i ka injektuar qetësues se i ndjeri i është ankuar se kishte dhimbje”, deklaroi ndër të tjera Ballanca.