Avokati Altin Goxhaj: Ja si databaza e patronazhistave mund të prodhojë 1 milionë shkelma mavi

623
Sigal

Për ata që e kanë marrë lehtë:

JA SI DATABAZA E PATRONAZHISTAVE MUND TË PRODHOJË 1 MILIONË SHKELMA MAVI
dhe ta mbajë Rilindjen në pushtet 20 vjet derisa Shqipëria të zhbëhet edhe nga harta sps ju do keni ikur me kohë!

Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu
(Koalicioni Qytetar 🇦🇱#PërShqipërinë🇦🇱)

Ja disa nga e-fektet e-lektorale të Databazës së Patronazhistave të e-Albanias:

🔴 1. NUK LËNË TË VOTOJNË KUNDËRSHTARËT!

🔴 2. I IMPONOJNË VOTIMIN PËR PS TË PASIGURTËVE NËPËRMJET VOTËS-TREN!

🔴 3. GARANTOJNË VOTËN E TË VETËVE ME VOTËN TREN DHE ZHYTJEN THELLË NË PALIGJSHMËRI!

Si e bëjnë këtë?
🔻
U marrin Kartat e Identitetit deri në 1 milionë votuesve me anë të një të afërmi (pjesë të armatës së 195 mijë personave të punësuar në Administratën Publike) dhe secili prej tyre për shkak të detyrimit familjar apo miqësor është i detyruar ti dorëzojë të afërmit të punësuar në shtet kartën që ky të plotësojë Listën me 10 vetë me personat që ka ndikim.
🔺

Më pas nuk ua japin atyre që votojnë kundër ndërsa të pasigurtëve dhe të sigurtëve u kërkojnë të pranojnë të votojnë me VOTËN-TREN dhe nëse dikush refuzon, nuk ja japin kartën atij që të mos votojë!

KUJTESË: Çfarë është VOTA-TREN?
👉 HAPI1️⃣ Në hyrje të KQZ të pret patronazhisti i qendrës së votimit.
👉 HAPI2️⃣ Ti shkon tek ai për të marrë kartën dhe ai të jep edhe një fletë votimi me kryqin te PS dhe ti e fut në xhep.
👉 HAPI3️⃣ Ti shkon në qendrën e votimit dhe paraqet kartën e identitetit dhe komisioni të jep një fletë votimi bosh.
👉 HAPI4️⃣ Ti shkon te Dhoma e fshehtë dhe nxjerr nga xhepi fletën e palosur që ka kryqin te PS (që të dha patronazhisti) dhe fut në xhep fletën bosh (që të dha komisioni).
👉 HAPI5️⃣ Ti shkon te Kutia e Votimit dhe hedh fletën me kryqin e PS.
👉 HAPI6️⃣ Ti del jashtë ku të pret patronazhisti i cili merr nga ty fletën e votimit bosh dhe shënon në një tabelë besnikërinë tënde dhe të konfirmon ruajtjen e vendit të punës për ty apo të afërmin që u bë sebep.
👉 HAPI7️⃣ Patronazhisti shënon me stilolaps një kryq te fleta bosh që i dhe ti dhe ja jep tjetrit si ty që po pret radhën.
👉 HAPI1️⃣0️⃣0️⃣ Kështu me një fletë të bardhë që qarkullon mund të votohet 100 herë më shumë për PS!

Tani pyetja është:
ÇFARË PO BËN OPOZITA PËR TË PARANDLUAR 1 MILIONA SHKELMAT PËRKATËS QË PRODHON DATABAZA E PATRONAZHISTAVE?

Ja u them unë nëse nuk e dini:
1 ashtu që nuk thuhet të madh krejt, nga ata të mëdhenjtë fare!
Dhe ka arsye: Oferta e Ramës për bashkëqeverisje është firmosur në 17 Maj 2017 dhe noterizuar nga George & Alex Soros!!!

ÇFARË DUHET TË BËJMË?
🇦🇱Koalicioni Për Shqipërinë🇦🇱 nesër paraqet publikisht Propozimin drejtuar të gjithë formacioneve që prezantohen si opozitare dhe gjithë vëzhguesve të pavarur:
AKSIONI KOMBËTAR PËR MBROJTJEN E VOTËS!
Të Djelën edhe MANUALIN 🗳!

P.s.
Do të gjesh patronazhistin tënd?
Ja tek e ke 😀 Shih kur të bjeri serveri më keq se llotaria amerikone (siç parashikoi Zirkon Disha ditë më parë) 😀
Sikur ta kishin bërë këtë edhe me spiunët e sigurimit të shtetit para 30 vjetësh… Ehhh s’kishte internet në atë kohë 😉