Avokat Saimir Kumrija, kandidatë i LSI: Gjashtë shtylla kryesore që do e kthejnë Gramshin në perlën turistike të Shqipërisë

509
Sigal

Nga Saimir Kumrija, Avokat

Kur unë isha fëmijë dhe adoleshent, nuk kisha ëndërruar asnjeherë të merresha me politikë, herë mëndoja se do të bëhësha futbollist e herë të tjera doja të merresha me bujqësi. Nuk kisha menduar për politik as kur emigroja mes shumë mundimesh drejt Italisë. Politika s’kishte qenë në mendjen time as gjatë studimeve për drejtësi, prioretet ishin krejt të tjera. Por diçka ndryshoj në jetën time kur hapi sytë për herë të parëime bijë. Fillova të reflektoja thellë për jetën e saj dhe të ardhmen tonë. Unë nuk do të doja kurrësesi që fëmija im, të përballej me shqetësimet e panumerta që isha përballur unë. Por kjo nuk ishte çështje vetëm e fëmijëve të mi, ndyshimi ishtë dhe mbetet i domossdoshem për çdo fëmijë, për çdo të ri në Shqipëri. Nuk doja që kjo çështje të mbetej veç në mëndjen time. Siç nuk doja që një ditë të pendohesh që nuk bëra asgjë për të përmirësuar gjëndjen në shtëpinë timë, në Shqipërinë time, ndaj dhe vendosa të angazhohem përmes kandidaturës time në këto zgjedhje.

 

Që në fillim të angazhimit tim për Gramshin, pas një pune kërkimore, si pjesë e platëformës time si kandidat ngrita gjashtë shtylla kryesore:

Së pari frenimi emigrimit masiv nga Gramshi, që pas vitëve 1990 çështja e emigracionit mbetet një plagë e pashëruar, që lëndohet gjatë gjithë kohës. Nuk dua kurrsesi të tregohem hipokrit, apo të ndjek modelin komunist, duke i thënë Shqiptarëve që duhet të izolohen në vend. Kurrsesi të gjithë janë të lirë të vendosin për vendin që do të ndërtoj jetën. Por besoj fort se me një plan të mirë, ne do mundemi të ofrojmë të gjithë qytetarëve të Grashit më shumë arsyeje për të qëndruar. Thënë kështu është rradha jonë për ta bërë vendlindjen atraktive, duke ofuar: punësim, shkollim, hapësira për të zhvilluar biznese dhe për jetë sociale e argëtim në komunitet.

 

Së dyti duhet të oftojmë me patjetërmbështetje për fermerin prodhues dhe biznesin lokal. Kjo mbështetje duhet të vijë përmes disa rrugëve ku do të përmendja, ndërjetsimin mes punëtoreve të zonës me blerës kombëtar dhe ndërmkombetar duke hapur mundesi të reja tregtare. Për të hyrë më në detaj do të duhet me patjeter të ngrihen struktura që zhvillojnë prodhuesit lokal. Po ashtu do të duhej të ofrohen grante mbështetëse për te gjithë fermeret që duan të zgjerojne dhe zhvillojnë punën e tyre në bujqësi, si dhe që ofrojnë vende pune për bashkëfshatarët e tyre.  Se fundmi si një kategori jetike për ekonomonine, sektori I bujqesisë do të duhet të mbështetet me kredi të buta përmes marrëveshje me bankat vendase.

Lidhur me ndihmesën që mund t’i jepet bisnesit lokal duhet përfshir detyrimisht dhe sa me shpejte INFORMIMI QYTETAR NË PIKEN ZERO! C’fare do të thotë kjo,  cdo qytetari, biznesmeni të ardhëm duhet ti oftohet një paketë e thjeshtëzuar informuese me të gjitha pikat dhe kostot qe duhet të dij për të qenë konform ligjit dhe procedurave. Shpesh ndodhe që biznessmenët  e rinj janë painformuar plotesisht për detyrimet ligjore, duke u berë supjekte të lehta për gjobevënie. Thënë kështu unë e shoh si domosdoshmëri ngritjen e një pakete informuese, manual ia printuar dhe digjitale e cila i oftohet cdo biznesmeni të ri (edhe para se të rregistohet si biznes) për ta pergatitur atë për të gjitha detajet duke i lënë dhe afate kohore. Një tjeter rekomandim do ishte që stat-up të reja ti oftonim asistence tekno-ligjore gjatë tre muajve të para.

 

Së treti, si një prioritet që e kam shumë afer zemrës është mbështetja e të rinjve përmes shkollave e kurseve profesionale. Në këtë rast nuk ka nëvojë të krijojmë asgjë të re pasi mund të implementojmë thjeshtësisht modele ndërkombëtare shumë të suksesshme. Duhet me doemos të largohemi nga mendësia se për të marrë një profesion duhet me patjetë të shkosh në universite. Siç duhet të largohemi nga ideja se nese nuk fiton shkollën e lartë e vetmja rrugë është emigrimi jashtë vendit. Shkollat profesionale do ishin një përgjigje fantasike për të gjithë ata që duan një përftojnë profesion duke u trajnuar në mënyre praktike.

Keto shkolla mund të jenë nga 3 muaj deri në 2 vjet në varësi të ekspertizës dhe ngarkesës së tyre. Sigurisht, tarifat e tyra duhet të jenë të arsyeshme dhe me mundesi për të marrë kredi studenti, me kusht shlyerjen e tyre pas studimeve kur të jenë dhe të punësuar.

Imagjinoni sikur keto shkolla profesionale të nxjerrin shefa kuzhine për tu angazhuar në restorantet e zonës të cilat vizitohen nga turist kurioz për kulunarinë vendase, apo trajnues sporti të ceritfikuar që punojnë me të rinjtë pasdite të parqet e zonës. Po, me bindje them që shkollat profesionale janë zgjidhje për një sërë problematikash lokale.

 

Se katërti, një tjetër prioritet për këtë fushatëështë – promovimi zones si pike e rëndësishme turistike. Ka një listë pikash turistike në rrethinat e Gramshit që kërkojnë vetëm pak vëmëndje për të na e kthyër mbrapsht shumëfish. Po listoj me tej disa prej tyre:

  1. Ujëvara e Sotirës,
  2. Burimet e Kërpicës,

III.           Teqeja e Shëmbërdhenjit,

  1. Teqeja e Dushkut (Liqeni Zambakeve),
  2. Liqeni i Zi Lenie, Rovja e Kukurit,
  3. Kalaja e Tërvolit,

VII.         Kalaja e Tunjës,

VIII.        Grabova dhe Mocalet e Graboves,

Këto pika kanë nevoj për infrastrukure dhe plan zhvillimi dhe e promovimi. Do ishte mëkat i madh për komunitetin e Gramshit nese sdo ti jepin vemëndjen e merituar, vëmendjen e munguar, një vëmëndje që ndyshon fatet dhe jetën e banoreve vendas.

 

Së pesti, zhvillimi rural dhe përmirsimi infrastruktures, e di, jam i bindur ska frazë qëështë përdorur më shumë nga politikanët në këto 30 vitet e fundit. Rrugë, rrugë dhe rrugë! Po s’mundem kurrsesi ta shmang nga prioritet e mia, kur pas 30 vjetes politikëbërjeje zona ime, qyteti, e fshati im i lindjes vuajnë për infrastrukture dhe rruge kalimi që lidhin nga zona në zonë. Kur turizmi ende nuk mund të zhvillohet pasi nuk ka rrugë për ti aksesuar pikat malore.

Se gjashti dhe se fundimi, shkurtimishtdo të duhej të ndertonim një sistem ku te mund të kryenim aplikime dhe përthithjen e fondeve nga BE  për investime lokale. Kjo  është e realizueshme duke trajnuar grupe të posaçme, të specializuara, që bëjnë kërkime dhe shkruajnë projekte për  të marrë investime nga BE.

 

Për ta mbyllur, kam vetëm dy fjalë, në këtë kandidatur, vi si një djalë emrigrant, me sakrifica si gjithë fëmëijet tuaj, si një djalë që kthehet pas për të rregulluar shtëpinë e babës! Vetëm se kjo ështëpi ështëi gjithëGramshi e rrethinat, shtëpi që më pikon nëzemër,sa herë kthej kokës dhe ndjej brengën e harresës dhe braktisjes! Si nje djal që kthehet në shtëpinë e babës për t’u përpjekur t’ikthejë dinjitetin dhe hijeshinë që i takon.