“Avioni me drogë në Ishëm”, Meta vë gishtin nga “Rilindja”: E ngarkuan më shumë seç duhet, si tamahqarë që janë

506
Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vijuar akuzat ndaj Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama, duke i bërë përgjegjës për trafikun e drogës në vend. Nga Durrësi, ku LSI ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Meta ka kujtuar avionët e drogës të rrëzuar në Divjakë e Ishëm.
Meta tha se “Rilindja ndëshkon qytetarët, për drita dhe ujë, ndërsa lejon avionët e drogës.
“Bizneset u rrënuan nga taksat e larta të Rilindjes. Se ata u mësuan me drogën, por ndëshkonin qytetarët. I penalizonin për drita, ujë, apo për në avlli a dritare. Ndërsa avionët u binin në Ishëm. Se si tamahqarë që janë, e ngarkuan më shumë seç duhet”, tha Meta.
Meta ka hedhur akuza edhe mbi policinë, duke u shprehur se u bë palë me krimin për trafikun e drogës.
“Kush i fiku kamerat e doganave në kufi, për të kaluar drogën. Policia në vend që të zbatonte ligjin u bë palë me krimin. Bandat e Rilindjes dhunojnë gratë dhe vajzat. Rilindja presion të vazhdueshëm në administratë”, vijoi ish-kryetari i LSI.
Sigal