Albin Kurti, Vuçiç dhe sejmenet shqiptar

478
Sigal

Nga Av.Spartak Ngjela

Albin Kurti është i pari kryeministër i Kosovës që i thotë hapur dhe politikisht presidentit serb se: ju jeni të mundur në një luftë në të cilën është çliruar Kosova prej Serbisë.

Ku është parë në histori që i munduri në luftë t’i kërkojë fitimtarit mohimin e fitores?(!) Këtë ka kërkuar të bëjë Vuçiç me sejmenët shqiptarë.
Në fakt kjo është psikologjia agresive fashiste e pushtuesit të territoreve.

Shqiptarët gjetën më në fund një zë kryeministror që e diskreditoi me logjikë elokuente karakterin mesjetar të presidentit serb Vuçiç.

Në fakt, këtu duhet të fillojë politika shqiptare, nëse kryeministrat shqiptarë nuk janë të shitur.