Av. Marash Logu: Gjykata Kushtetuese nuk vendos për hapjen ose mbylljen e listave zgjedhore

268
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Gjykata Kushtetuese publikoi dje, vendimin për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor. Arsyetimi i Gjykatës mund të përmblidhet në tre pika:

  • Gjykata Kushtetuese nuk vendos për hapjen ose mbylljen e listave, pasi ato janë çështje të cilat normohen nga ligjvënësi.
  • Herësi në vetvete është një mekanizëm në përputhje me Kushtetutën;
  • Herësi në vlerë numerike 10.000 vota është joproporcional, pasi nuk merr parasysh diferencat që ekzistojnë ndërmjet qarqeve të ndryshme në numër zgjedhësish ose mandatesh. Shembull: Në Tiranë, marrja e 10.000 votave është teorikisht më e thjeshtë se në Kukës. Kjo e fundit ka sjellë edhe shfuqizimin e pikës 3, të nenit 163. Në reformën e ardhshme elektorale, partitë mund të vendosin:
  • Hapjen 100% të listave;
  • Vendosjen e një herësi që merr parasysh diferencat në n numwr zgjedhësish ose në numër mandatesh në zona të ndryshme zgjedhore.