Av. Marash Logu: Antikushtetueshmëria e zgjedhjeve të 25 prillit

74
Sigal

 

PD ka ngritur pretendimin se ka pasur skemë mafioze të blerjes së votës. Opozita është e vendosur për të mos pranuar institucione që dalin nga zgjedhjet ilegjitime të 25 prillit. Atë se çfarë do të bëjë Partia Demokratike, pritet të shihen në të ardhmen, por OSBE e tha se, zgjedhjet e 25 prillit, ishin zgjedhje që u ndikuan nga krimi e paligjshmëria. Ato që kemi thënë janë vërtetuar përditë. Po dalin qartë se ka njerëz që bëjnë paligjshmëri nën logon e PS-së. Zgjedhjet e 2021, vetëm zgjedhje që nuk ishin. Zgjedhjet duhet të shpallen antikushtetuese dhe të përsëriten. Kushtetuesja ka treguar nivel të lartë profesional dhe urojmë që kjo gjë të vazhdojë. Urojmë që Gjykata Kushtetuese do veprojë në përputhje me ligjin dhe në interes të shqiptarëve. Masakra elektorale nisi një vit më përpara, qeveria e Ramës nisi me akt pas akti që të zhbëjnë aktet e ndershme në zgjedhje. Sot është ditë e zezë për demokracinë në vend. Pakti i 5 qershorit u shkel haptazi. Janë bërë ndryshime të njëanshme, që kanë shkelur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshje kishte pasur përkrahje të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndryshimet e njëanshme rrëzuan 5 qershorin. Çdo qytetar e ka ngritur këtë pyetje, se përse nuk bëhet transparencë, janë bërë shumë shkelje, janë vjedhur të dhënat personale. Janë refuzuar kërkesat tona për marrje provash. Ka ndikuar në rezultat edhe vjedhja e votës. U zbulua se një patronazhist ishte koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Bëhet fjalë për njerëz që vazhdojnë aktivitetin kriminal, për të devijuar vullnetin e zgjedhësve. Qytetarët janë kërcënuar për votën, duke iu thënë se nuk do iu jepet leja e legalizimit. Ne iu kemi dhënë zë këtyre qytetarëve që janë manipuluar në zgjedhje. U refuzua transparenca, nga pjesëtarë të PS-së. Krimet zgjedhore kanë qenë të shumta në zgjedhje. Vullneti i qytetarëve u tjetërsua në 25 prill. Në dosjen e Dibrës dhe të Durrësit doli qartë tek përgjimet e Bild se kemi blerje votash. Situata kriminale e përdorur në zgjedhje sa vjen e bëhet më e rëndë.  Transparenca është shumë e rëndësishme. Trupa e OSBE ODIHR është profesionale dhe janë referencë. Ata kanë impakt. Shqipëria sot për shumë arsye, edhe për këto që themi ne, është në atë nivel, sa nuk janë hapur negociatat. Aleatët tanë evropianë kanë pasur parasysh se zgjedhjet në vend kanë qenë një masakër më vete.