Av. Altin Goxhaj – Berisha në 8 nëntor: Kutitë të numërohen ku votohet! 16 orë para, na i sillni me makina, do i numërojmë në seli

113

Pranvera Borakaj pyeti Doktorin në 8 Nëntor se ku do të numërohen kutiat e primareve në Tiranë dhe a ka rrezik manipulimi nëse numërohen në Seli për shkak të transportimit të kutiave nga baza në qendër!

Sali Berisha iu përgjigj se ai është për tu numëruar aty ku votohet, “të hapen kutiat dhe të numërohen aty” dhe jo të transportohen me makina! Madje mu referua dhe ma si aktivist që ia kisha ngritur këtë shqetësim sps unë “si kam qejf kutiat në makina”.

Dje pasdite, në kundërshtim me Urdhërin e dt 18 Nëntor 2 javë më parë, vetëm 16 orë para Hapjes së qendrave të votimit, KOKOE e drejtuar nga Albana Vokshi (që bashkë me Enno Bozdon, Belind Këlliçin, etj., falsifikonte votat pro Bashës në Korrik dhe Qershor 2021, sipas vetë proçesverbalit në fund të videos), vendosën papritur dhe me urgjencë (çfarë ndodhi?!) që ti heqin komisioneve të degës të drejtën për të numëruar por kutitë do të transportohen me makina në Seli.
Pse ndryshoi gjithshka papritur 16 orë para, nga se pati frikë Albana Vokshi, Ennno Bozdo, dhe gjithë ata që kanë frikë fitoren e Alimehmetit dhe duan Belindin me çdo kush?
Çfarë frike kanë që të numërohen votat në bazë?
Përse nuk u dalin llogaritë ke gjithë manipulimet që kanë bërë deri tani përsëri nuk u del rezultati që kanë fiksuar si në kohë të Lylit, sepse janë po ata?

Po Berisha çfarë mendimi ka për këtë ndryshim?

P.s.
Duket qartas që Ata Lart i ka zënë hall i madh me votat poshtë, ndaj kanë nevojë për kutia në makina..