Autoriteti i Dosjeve kundër Gjykatës Administrative: Prokurori Bujar Sheshi ‘ish-sigurims’

394
Sigal

Gjykata Administrative ka pranuar dje padinë e Bujar Sheshit ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. AIDSSH, pasi Gjykata Administrative hodhi poshtë raportin e përgatitur nga ajo ka reaguar për çështjen. Në deklaratën e tyre thuhet se Bujar Sheshi “figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në dy dokumente themeltare dhe autentike të arkivave të ish-Sigurimit dhe kjo është arritur të provohet në gjykatë, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, të paraqitura nga AIDSSH, me gjithë pretendimet e avokatit të Sheshit që nuk bëhej fjalë për të njëjtin person”. E megjithatë gjyqtari vendosi të pranojë padinë e ngritur nga prokurori Bujar Sheshi ndaj Autoritetit të për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH, për shfuqizimin e aktit administrativ që e cilëson anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si ‘bashkëpunëtor’ dhe ‘anëtar’ të ish-Sigurimit të Shtetit. Më tej AIDSSH sqaron se, vendimi i marrë sot ishte “i padrejtë, i pabazuar dhe i pakuptueshëm, sidomos kur rrëzon ekzistencën e dokumenteve autentike të ish-Sigurimit të Shtetit për shtetasin Bujar Sheshi”. AIDSSH: Dje Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, ka vendosur Pranimin e Padisë së paraqitur nga z. Bujar Sheshi me objekt Shfuqizimin e Vendimit nr. 12, datë 22.01.2019, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit. Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara, nga pala e Paditur Autoriteti për Informim, janë paraqitur prova dhe fakte të shumta të cilat provojnë qëndrimin e Autoritetit, të mbajtur në Vendimin nr. 12, datë 22/01/2019.