Aurel Plasari, studiues/ Rama premtoi se do të ishte shërbëtori i popullit, por u kthye në Sulltan. Kushtetuesja, Eurokrati Sorca dhe Musolini

469
Sigal

Aurel Plasari: Edi Rama ka hyrë në histori. Por puna është si futesh!

Intelektuali dhe studiuesi Aurel Plasari ka kritikuar mbrëmë kryeministrin Rama duke thënë, se në histori nuk hyri, sepse bëri histori. Madje shtoi se Edi Rama erdhi në politikë, në krye të ministrisë së Kultutës, si kryebashkiak i Tiranës, si kryeministër me premtimin se do të ishte shërbëtori i popullit, por u bë, pas 6 vjetëve që qeveris Sulltani i popullit.

Plasari: Rama ka hyrë në histori, por jo si ngjarje historike. Për t’u futur është futur në histori. Në histori futen edhe kriminelë të mëdhenj, edhe gangsterë. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë. Madje, gjithë entitetet njerëzore futen në histori. Çështja është, nëse futet në histori si burrë i mirë apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit. Unë e gjykoj që opozita ka marrë një veprim të rëndësishëm, i cili merret vetëm në mbrojtje të demokracisë. Ka refuzuar pjesëmarrjen në një Parlament që, sipas opozitës, kishte degraduar. Funksiononte pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa Kushtetutë. Në një republikë shumë të çuditshme! Në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri që nuk i kupton parimet demokratike. Dikush duhet t’i ketë thënë kur lypte vota, se ministri është shërbëtor. Në këto rrethana, opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike.

Aurel Plasari: Eurokrati Soreka kujton se shqiptarët janë budallenj dhe nuk dinë demokracinë

 

Njëri prej tyre eurokrati Luixhi Soreca, që vjen nga llagëmet e ministrisë së Brendshme në Romë i pandeh shqiptarët si injorantë mafiozë që nuk e dinë se për demokracinë luftohet dhe derdhet gjak. Të gjitha të drejtat në perëndim të votës, së pushimeve të paguara, të grave janë fituar me gjak. Për më shumë lexoni librin “Liberal Fascisme”

 

Plasari kritika ndërkombëtarëve: Demokracia është fituar, falë ndeshjeve të mëdha në rrugë

 

Këta duan t’i bëjnë njerëzit budallenj. Për shembull, Luigi Soreca kujton se këtu ka budallenj. Ky ka dalë nga llagëmet e punëve të brendshme të Italisë dhe mendon që këtu ka të bëjë me një popull si gangsterët e Italisë që nuk kanë lexuar dhe nuk kuptojnë dhe nuk ua thotë të vërtetën, se demokracia është arritur edhe falë ndeshjeve të mëdha në rrugë. Vetë demokracia është rrjedhojë e këtyre ndeshjeve, kryesisht nga e majta. Këta propagandojnë të kundërtën dhe pretendojnë se këtu kanë gjetur një popull që nuk di histori, se nuk di tezat e Musolinit. Vetëm demokracinë nuk e zinte në gojë Musolini. Këto janë shenjitë e tezave neofashiste që përhapen në Shqipëri, nga ndonjë ndërkombëtar i rëndësishëm. Unë do u rekomandoja të lexojnë një libër “Fashizmi liberal”. Një libër të tillë e rekomandoj që të lexoni”, tha ai.