Atentati mafioz në Tiranë, Spahiu: Referendumi i 25 prillit edhe për t’i kthyer dinjitetin policisë dhe sigurinë qytetarëve

112
Sigal

Tirana u trondit mëngjesin e sotëm nga një atentat mafioz, dhe për drejtuesin politik të LSI në Tiranë, Përparim Spahiu, kjo tregon mungesën totale të dorës së shtetit në garantim të sigurisë publike. Nga ana tjetër, ai thotë se referendumi i 25 prillit, do të bëhet edhe për t’i kthyer dinjitetin policisë dhe sigurinë publike shqiptarëve.

”Nuk mund të ndodhë ndryshe, në një vend ku Rilindja e ka qëllimin t’u zërë prita skutave adoleshentëve pa maska ose për të gjobitur makinat nëpër rrugica për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit. Mijëra efektivët e ndershëm nuk mund të dekurajohen nga një grusht drejtuesish që kanë qëllim votat e pushtetit dhe partneritetin me krimin, duke njollosur uniformën e shenjtë”,shkruan Spahiu në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë: 

Atentati i sotëm mafioz në mes të Tiranës, përveç se sjell ndjenjën e pasigurisë tek qytetarët, tregon edhe mungesën totale të dorës së shtetit në garantim të sigurisë publike.

Nuk mund të ndodhë ndryshe, në një vend ku Rilindja e ka qëllimin t’u zërë prita skutave adoleshentëve pa maska ose për të gjobitur makinat nëpër rrugica për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.

Mijëra efektivët e ndershëm nuk mund të dekurajohen nga një grusht drejtuesish që kanë qëllim votat e pushtetit dhe partneritetin me krimin, duke njollosur uniformën e shenjtë.

Që nga 25 prilli, policia e Shtetit do të jetë e lirë të bëjë punën me profesionalizëm dhe nuk do të keqpërdoret nga pushteti politik, siç bën sot Rilindja. Referendumi i 25 prillit bëhet edhe për t’i kthyer dinjitetin policisë dhe sigurinë publike qytetarëve shqiptarë.