“Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve,” Vasili: Refuzimi i kushteve të opozitës, fund reformës

291
Sigal

Teksa nuk na ndan shumë nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Ky i fundit përmes një mesazhi në “Facebook” flet për fund të reformës, ndërsa nuk zbatohen kërkesat e opozitës së bashkuar sa i takon administrimit të zgjedhjeve.

“Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria përmes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithë procesin e reformës dhe e bën praktikisht nul atë.”, shkruan Vasili, ndërsa thekson se pa miratim të reformës zgjedhore nuk ka çelje të negociatave.

POSTIMI:

Asnjë lëshim rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

Refuzimi nga Rilindja i propozimit te Opozites se Bashkuar, i cili garanton votën e lire, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi te plote te te dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës.

Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria permes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithe procesin e reformes dhe e ben praktikisht nul ate.

Ky refuzim ka synim te ligjeroje manipulimin e zgjedhjeve te Dibres ne 2016,te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017 dhe te turpit te votimeve moniste te 2019 dhe riperseritjen e tyre edhe ne te ardhmen.

Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE.

Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE. Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave.

Ka vetem nje pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave ky eshte Edi Rama.