“Asgjë s’mund ta ndalë drejtësinë e re”, Balla reagon për BKH, shpërndan mesazhin e ambasadores së SHBA

298
Sigal

Pasi PD denoncoi zëvendësdrejtoren e Përgjithshme të Policisë Aida Hajnaj, e cila kandidon për postin e Byrosë kombëtare të Hetimit, për përfshirje të saj në lirimin e të kërkuarit për drogë, Naser Gashi, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Teksa ka shpërndarë postin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim në “Twitter” në lidhje me këtë çështje, Balla thekson se zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi dhe fillimi i menjëhershëm i Byrosë Kombëtare të Hetimit janë në rrugën e duhur.

Mes të tjerash ai dha mesazhin e qartë se asgjë nuk mund ta ndalë drejtësinë e re.

“Kishte ëndërrimtarë që u përpoqën të ndalonin aprovimin e Reformës në Drejtësi katër vite më parë. Zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi dhe fillimi i menjëhershëm i BKH janë në rrugën e duhur. Asgjë nuk mund ta ndalë drejtësinë e re”, shkruan Balla.

CFARE SHKRUANTE YURI KIM
“Duket sikur disa po ëndërrojnë që NBI (National Bureau of Investigation-Byroja Kombëtare e Hetimit) nuk do të themelohet kurrë, ata shpresojnë që drejtësia nuk do të vijë kurrë. Më vjen keq që ju zgjoj nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, shkruan ambasadorja Kim.