Asambleja, Rama: Fituam sfida me rëndësi , por kemi ende punë për të bërë

409
Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste nisi sot punimet, ku në qendër të saj është analiza e rezultatit zgjedhor të 21 Qershorit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi në fjalën e tij se “fituam sfida me rëndësi , por kemi ende punë për të bërë. Kryeministri Rama përmendi disa nga arritjet e kësaj maxhorance dhe falënderoi aleatin e tij, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kryetarin e saj Ilir Metën.
“Dua të përshëndes punën e ministrit të ri të Mirëqenies Sociale, që ka barrën e përmbushjes së një sërë reformave. Reforma e pensioneve, e ndihmës ekonomike etj, janë pika referimi të asaj çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë në kohën e shkurtër deri në fund të mandatit. Në këto dy vite kemi bërë më shumë se ç’u bënë në 20 vite. Kemi bërë një reformë historike, atë administrative-territoriale. Reforma në drejtësi gati në vjeshtë. Puna e përbashkët e Ministrit të Jashtëm dhe Ministres së Integrimit, model shembulli bashkëveprimi. Pavarësisht se është forum i PS-së, dua të falënderoj ministrat e LSI-së dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Metën. 
Fokusi ynë ka dhënë apo do të japë në vijim rezultate të rëndësishme që nga territori, kontrolli, legalizimet apo reforma e pronës që i jep zgjidhje përfundimtare në 10 vjet një problemi që do të kërkonte 300 vjet. Janë pjesë e së tërës, por të gjitha nuk duan të thonë se nuk ka pasur gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet. Pas 2 vjetësh do të ballafaqohemi sërish me zgjedhësit shqiptar për të dhënë llogari për atë çfarë kemi bërë. Kemi arsye për të qenë krenar për çfarë kemi bërë, por nuk kemi asnjë arsye për të mos parë në sy sa më thellë, çfarë nuk ka shkuar në jetën e brendshme të PS-së. Të nxjerrim të gjitha mësimet e domosdoshme për të projektuar rrugën e fitores së vitit 2017, e cila nuk ka asnjë arsye për të mos qenë spektakolare sa të 2013-ës apo 2015-ës”, tha Rama.
Sigal