Asambleja Parlamentare e OSBE/ Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë merrë pjesë në punime. Gjiknuri, takime me Sekretarin e Përgjithshëm Montella

126
Sigal

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila po zhvillon punimet në Britaninë e Madhe. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i këtij delegacioni, Damian Gjiknuri njoftoi se zhvilloi edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella. Ai theksoi se fokusi i punimeve të Asamblesë Parlamentare janë rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE. “Në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë mora pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila po zhvillon punimet në Birmingam. Fokusi i mbledhjes rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE. Gjatë punimeve pata kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella si dhe kryesuesit e delegacioneve nga vende të tjera me të cilët diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh”,- shkruan Gjiknuri.