Asambleja e PS/ Ndryshime në strukturën e Sekretariatit, ja emrat e rinj

499
Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste është diskutuar mbi ecurinë e zgjedhjeve në parti, ku janë miratuar ndryshimet e sekretariatit ekzekutiv.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla njoftoi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të partisë për një nga pikat e rëndësishme të mbledhjes, lidhur me ndryshimet në strukturën e sekretariatit.
“Sa i takon ndryshimeve në strukturën e sekretariatit, duhet të jemi të qartë se jo të gjithë kanë punuar me efikasitet. Ka nga ata që nuk i kanë kryer detyrat dhe funksionet e tyre. Por edhe me propozim të kryeministrit, i kërkoj Asamblesë që t’i jepet një mundësi e dytë. Ndërkohë i propozojmë Asamblesë së partisë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhëniet ndërkombëtare, ku propozojmë Teuta Vodën, aktualisht zv.ministre e Drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamentin Evropian.
Bledi Çuçi- Sekretar për çështjet zgjedhore
Blerina Gjylameti do të vazhdojë detyrën në sekretariatin për Koordinimin elektoral
Gramoz Ruçi- anëtar i Kryesisë së partisë
Teuta Voda- Sekretar për marrëdhëniet ndërkombëtare
Sigal