Artisti niset nga Parisi drejt Tiranës për manifestimin e 2 marsit, Presidenti Meta: Dhjetëra shqiponja po bashkohen me Pranverën Kuqezi

394
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka postuar mesazhin e piktorit Nikos Dhales, i cili shprehet se do të niset nga Parisi në Tiranë për të qenë i pranishëm në manifestimin e 2 marsit, në mbrojtje të Kushtetutës.

“UNË PO NISEM NGA PARISI PËR NË TIRANË duke ju bashkuar thirrjes së Presidentit të Republikës z. Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës, librit të shenjte të demokracisë”, thotë piktori Dhales.

Ndërsa, presidenti Meta i uron atij mirëseardhjen në Shqipëri, duke u shprehur se piktori Dhales dhe dhjetëra shqiponja po bashkohen nga Franca me Pranverën Kuq e Zi.

“Mirësevjen artisti ynë i dashur që u largove 30 vite më parë drejt Francës, z. Niko Dhales.

Dhjetëra shqiponja po bashkohen edhe nga Franca me Pranverën Kuqezi më ✌mars në Tiranë. Mirënjohje dhe nderim atdhedashurisë tuaj. 🇦🇱

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, nënvizon Meta.