Artisti i njohur: Modeli Rama duhet shkulur njëherë e përgjithmonë nga politika

322
Sigal

Artisti më famë ndërkombëtare dhe ish-kandidat i PS për deputet, Agim Hushi u bën thirrje socialistëve që të ndalin Edi Ramën, në atë që ai e cilëson si qeverisja e shkatërrimit të Shqipërisë.

Hushi shprehet se modeli i politikanit Edi Rama duhet shkulur më rrënjë njëherë e përgjithmonë nga PS dhe politika. “Uni i tij është bërë i përbindeshëm! Përse duhet duruar ky njeri! Nuk e ndalon dot kush? S’ka njeri ti dalë përpara? Nuk ka PS forca ta ndaloje? Është e turpshme që forca që kërkon të udhëheqë Shqipërinë nuk ia ndalon dot vrullin një të marri që merr përpara ç’të gjeje!”,- shkruan Hushi në një mesazh në Facebook.

Reagimi i plotë i Agim Hushit:

“Ai e ka ndare mendjen mos ti zbres me kalit kurrë! Ose te pakten keshtu e ka menduar me mendjen e tije! Mendje te cilen nuk e therret kurre nese duhet te largohet nje dite vete, me burreri dhe vetpermbajtje: se e mbushi kupen dhe se dha ckishte per te dhene! Se tani punet po i shkojne keq e mos me keq dhe se lavdine e dikurshme po e zevendeson me nje pakenaqesi qe po kthehet ne urrejtje njerzish!

Perse duhet te rrije, perse duhet te kemi mbi koke nje njeri qe se duam? Ka kurajo ti flasi vetes ky njeri? Vertet nuk e kupton ky qe me shume se gjysma e popullit nuk e duron as tia degjojne me emrin por fillojne ta veshellejne?

Vertet te jete kaq i semure sa te  besoje se nuk mund te zevendesohet kurre, se ska njeri te beje punen e tije! Ai tashme ka filluar te tallet! Po tallet me popullin, demokracine e sajuar, po tallet me gjithcka qe ka mbetur normale me kete shtet! Po tallet hashiqare me socialistet e tije, po tallet me servilet partiake, po i shumezon ne zero zyrtaret e tije !

Uni i tije eshte bere i perbindeshem! Perse duhet duruar ky njeri! Nuk e ndalon dot kush? Ska njeri ti dale perpara? Nuk ka PS forca ta ndaloje? Eshte e turpshme qe forca qe kerkon te udheheqe Shqiperine nuk ia ndalon dot vrullin nje te marri qe merr perpara cte gjeje!

Mos duhet qe vendi te udhehiqet me logjiken e nje bariu mali apo me ate te nje moshuare qe mjel dhi ne fshat por qe perkrah udhëheqësin dhe voton per te gjitha cmendurite e tij! Ndodhemi përpara nje tmerri social te papare! Ai duhet shkulur me rrënje nje here e përgjithmonë! Nuk eshte rastesi fotoja lakuriq e ketij mbreti te veshur me citjana! Shikojeni se ka shume demethenie percartmeria e tij legjendare! Jemi bere gazi i botes me kete udheheqes karagjoz dhe te papermbajtur!”