Arta Marku, kritika prokurorëve

424
Sigal

Na keni turpëruar! Replikon Hajdarmataj: Ju shkatërruat dosjet e politikanëve që duhet të ishin në burg

Arta Marku kritikon prokurorët: Na keni turpëruar

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Arta Marku gjatë fjalës së mbajtur në analizën vjetore, është treguar kritike ndaj disa prokurorëve në Prokurorinë për Krime të Rënda. Sipas saj, ata kanë harruar të kryejnë detyrat, pasi janë bërë tema dhe artikuj, të cilët kanë trazuar politikën. “Ka qenë një vit shumë i ngarkuar, por pavarësisht kësaj disa prokurorë kanë treguar se dinë të punojnë në kushtet e një presion jo të vogël shumëdimensional. Por disa prokurë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. E kanë keqpërdorur funksionin e ndjekjes penale, duke nxjerrë informacion, dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor apo për parimet bazë mbi të cilat duhet të ushtrojnë funksionin”. Marku shprehet se një gjendje e tillë e ka cenuar dinjitetin e Prokurorisë, ndërsa tha se dikur kjo prokurori ka qenë më kryesorja, por ka pësuar rënie. b

Kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Besnim Hajdarmataj, duke folur, gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri,./r/n/r/nProsecutor Besnim Hajdarmataj speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution’s request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.

Hajdarmataj replikon me kryeprokuroren: Ju shkatërruat dosje të politikanëve që duhet të ishin në burg

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ka replikuar me Prokuroren e Përgjithshme në detyrë Arta Marku gjatë analizës vjetore të punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,. “Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017.”, tha Hadarmataj duke iu drejtuar sërish Arta Markut: “Ju dhe ata që punojnë për ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda” ka thënë Hajdarmataj.