Arritja e konsensusit, Patozi: S’ka vend për triumfalizëm

448
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se në këto momente nuk ka vend për triumfalizem. Në një prononcim për mediat teksa Patozi po shkonte drejt selisë blu ku do zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar, Patozi tha se palët politike kanë bërë thjesht dhe vetëm detyrën në arritjen e konsensusit për Reformë në Drejtësi. Në mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët demokratë pritet të informohen nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me propozimin e ri të dakortësuar. “Nuk ka nevojë për triumfalizëm. Nuk besoj se ka vend që asnjëra palë të ketë triumfalizëm në këtë çast. Kemi bërë thjesht dhe vetëm detyrën tonë, atë që ndoshta duhet ta bënim prej shumë kohësh më përpara.” tha Patozi për mediat.