Arrestohen 6 biznesmenë/ Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH-në

623
Kanë rënë në pranga 6 biznesmenë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Operacioni “Situacioni”, ka shkatërruar bandën e cila kishte krijuar një skemë mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh. Policia ka dhënë detaje se si funksiononte skema në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Sipas policisë, administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshirë një numër i madh subjektesh.

Nga Sektori për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u krye ekzekutimi i masave te sigurimit personal “arrest me burg” te nxjerra nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane për shtetasit:

-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë.
-Shkëlqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë.
-Bujar Murataj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.
-Nevruz Lami, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

“Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të këto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje. Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularëve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal. Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për kapjen dhe ndalimin edhe të pesë personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Sigal