Arrestimi i protestuesve, qytetarët mblidhen sërish përpara Drejtorisë së Policisë: Rama ik

471
Protesta përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë vijon edhe mëngjesin e sotëm. Disa qytetarë ndodhen përpara godinës ku kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve pas protestës së dhunshme në Kukës, kundër tarifës së Rrugës së Kombit.
Protesta në kryeqytet nisi ditën e djeshme rreth orës 19.00, ku dhjetëra qytetarë i bënin thirrje policisë dhe kryeministrit për të liruar të arrestuarit. Tensionet u përshkallëzuan kur qytetarët u futën në godinën e Drejtorisë së Policisë.
Në protestë morën pjesë edhe deputetë të opozitës.
Sigal