Arrestimi i kukësianëve, Manjani: Rilindja nuk njeh më ligj, po bën krim

522
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është rikthyer debatit mbi arrestimin e banorëve në Kukës, pas protestës në ”Rrugën e Kombit”. Manjani vë theksin te ajo që ai e quan falsifikim, pasi banorët u arrestuan natën, ndërsa në letra është shkruar se janë arrestuan në mes të ditës.
”Policët, prokurorët dhe eprorët e tyre, që shoqëruan në mes të natës dhe i ndaluan në mes të ditës, duke fallsifikuar letrat, duhet të ishin në burg! Transmetimet vizive në media, provojnë se arrestimet janë bërë natën! Ndërkohë me letra ato janë arrestuar ditën”,-shkruan Manjani në facebook.
Më tej shton se gjykatësja e Kukësit që gjykoi në Tiranë, edhe kjo një shkelje shkruan Manjani ”nuk mund të jetë më gjykatëse! Ka humbur çdo test të Vetting-ut! Ka legalizuar shkeljen e lirisë së personit dhe ka dhunuar vetë lirinë kushtetuese të qytetarëve”.
Të gjithë këtë e quan një krim të pastër shtetëror, dhe se Rilindja nuk njeh më ligjin. ”Ligjërisht ata që mbahen në mënyrë haptazi Anti-Kushtetuese duhet të ishin të lirë. Në vendin e tyre duhet të ishin dhunuesit publikë Ky është krim shtetëror! I pastër fare! Rilindja nuk njeh më ligj! Mbase ka zot”,-mbyll komentin ish-ministri i Drejtësisë.
Sigal