Arrestimi i Bardh Spahisë/ Ylli Manjani: Ç’arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?!

587
Sigal

Gjykata e Apelit të Shkodrës  ka ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin Bardh Spahia nga “arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.

Seanca nisi paraditen e sotme, por u shty me disa orë për shkak se policia nuk bëri shoqërimin e tij në gjykatë.

Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.

Sipas ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, u vërtetua edhe një herë se, policia politike e Ramës nuk bën ndalime dhe arrestime të ligjshme.

“Edhe arrestimi i Bardh Spahisë ju doli i PALIGJSHËM!  S’kisha dyshim. Ç’arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?!”, shkruan Manjani në një postim të tijin në Facebook.

Bardh Spahia u arrestua pas sulmit ndaj një KZAZ-je të vendosur në një shkollë të Shkodrës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.