Armando Subashi: Investimet e bashkisë i dhanë fund panoramës së zymtë të rrugëve

125
Sigal

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, e nisi reagimin e tij për shtrimin e një rruge me fjalën “Retrospektivë”. Fotot e ndara nga Subashi tregojnë qartazi se sa problematike ishte rruga dhe si me ndërhyrjen e bashkisë u asfaltua, duke i shpëtuar qytetarët nga shirat dhe baltat.

“Jo më larg se 4 vite më parë rruga “Sotir Bitri” në lagjen Sheq i Madh ishte problematika më e madhe për banorët në këtë zonë. Përveç infrastrukturës sipërfaqësore, mungesës së kanalizimeve, edhe ndërtimet pa kriter kishin krijuar një panoramë të zymtë duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës. Pas dakordësimit me banorët e zonës u realizua zgjerimi i rrugës dhe nisi menjëherë puna për sistemin KUZ e më pas asfaltimi. Sot kjo rrugë gëzon standardin e premtuar banorëve si shumë rrugë e sheshe të tjera në qytet dhe njësi Administrative”, -thekson Subashi.