Armanda Perleka, kryetare: Forumi i grave të LSI, energjia e ndryshimit dhe thyerjes së tabuve në politikë

819
Një ndër risitë që LSI, solli në statutin e saj ishte dhe LGI, Lëvizja e Gruas për Integrim, e cila mori një zhvillim të vrullshëm dhe solli në familjen e madhe të LSI gra, vajza, nëna që ju bashkëngjiten radhëve të gjata të familjes së madhe të LSI. Kështu do ta fillonte prononcimin e saj për median e shkruar dhe asaj vizive, Armanda Përleka kryetarja e LGI-së për Bashkinë Kamëz, ndërsa do të vijonte se që në fillim të punës tonë me gratë e vajzat e kësaj zone, sa heterogjene, po dhe aq komplekse do të dinim të punonim që rreth nesh të mblidheshin me qindra anëtare por dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shumë prej tyre do të shpreheshin që në fillim se kjo është forca politike ku ne gjejmë veten dhe plotëson kërkesat tona për sa i përket integrimit tonë në punën e përditshme si dhe në atë politike. Ne si përfaqësuese të LGI-së ditëm të punonim që nga ndërtimi i strukturave, anëtarësimet dhe së fundmi edhe për shtimin e radhëve me anëtare të reja ku në qasjen tonë kanë spikatur intelektuale, pa lënë mënjan edhe gratë e vajzat e ndrojtura dhe ato punëtore si dhe amvisat. Për punën e bërë deri në këto moment si dhe për ndryshimet apo rifreskimin e strukturave, ngritjen e atyre të reja, shtimin e radhëve të saja me anëtare të reja dhe për probleme të tjera që ndikojnë në punën politike të Lëvizja e Gruas për Integrim, në Bashkinë Kamëz, ne i morëm një interviste kryetares Armanda Përleka.
Si kryetare e LGI-së, Kamëz, cila është puna juaj me gratë e vajzat dhe ku konsiston ajo?
Në fakt pak më parë citova se, një ndër risitë që LSI, solli në statutin e saj ishte dhe LGI, (Lëvizja e Gruas për Integrim), e cila mori një zhvillim të vrullshëm dhe solli në familjen e madhe të Lsi gra, vajza, nëna që ju bashkëngjiten radhëve të gjata të familjes së madhe të LSI. Forca jonë politike në Kamëz punon mbi bazën e strukturave, me grupe pune të ndara për çdo qendër votimi, ku çdo grup pune ka të paktën në themelet e tij një grua apo vajzë e cila është anëtare e LGI duke koordinuar në këtë mënyrë punën dhe duke çuar më tej misionin e tyre. Në radhët e LGI Kamëz vlen të përmendim vajza dhe gra të cilat janë të arsimuara në fusha të ndryshme, dhe të gjitha së bashku ndërthurin mendimet, problematikat, duke e bërë në këtë mënyrë procesin e vendimmarrjes një proces efikas. Këtu dua të ndalem në bashkërendimin e punëve mes nesh dhe me LRI-në e më pas së bashku me LSI-së, që dhe na drejton me orientimet politike që na jep për të vijuar punën e përditshme politike.

Ju deklaruat, se LGI është forca e ndryshimit dhe prova e plotë e thyerjes së tabuve, më konkretisht?
Janë dy gjëra të ndryshme por të ndërlidhura mes tyre dhe që janë në koordinim ashtu si dhe hallkat e një zinxhiri që çon përpara një mjet. Jemi forca e ndryshimin dhe këtë thënie po e perifrazoj në citimin: “Femra është katalizatori i çdo shtëpie dhe si e tillë meriton të jetë forcë e vendimmarrjes, di të jetë një amvisë shumë e mirë dhe njëkohësisht të japë kontributin e saj edhe jashtë mureve të shtëpisë. Pra në këtë mënyrë LGI Kamëz vendosi në baraspeshë barazinë gjinore, integrimin e gruas në shoqëri, në jetën sociale, politike, si edhe në nivelet më të larta të vendimmarrjes”.

Cili është konstatimi dhe vlerësimi juaj, lidhur me realitetin e punës me forumin e grave të LSI? 
Në punën tonë këmbëngulëse që në fillim punuam që gratë dhe vajzat të ishin pjesa jonë vendimmarrës që në momentin e ngritjes të një seksioni të një organizate dhe të bashkëpunonim kjo bëri që të thyheshin shumë tabu pasi duke parë vetë grat dhe vajzat se ç’ishte pjesëmarrja në politike për të lancuar përpara mendim e ide për shkollën për punën për jetën etj, bëri që të ndryshonte gjithçka edhe Brenda vetvetes. E s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe në Kamëz, një qytezë me përbërje heterogjene, në të cilën ndërthureshin tradita të ndryshme krahinore, dhe ekzistonte tabuja që femra ishte e destinuar të ishte vetëm një familjare , duke i kushtëzuar kështu të drejtën për të pasur një jetë sociale, të drejtën për t’u arsimuar, etj etj. Pra puna jonë bëri që kjo tabu mori fund dhe këtë e vërteton më së miri LGI në Kamëz, e cila ka një strukturë të mirë organizuar, themele të forta dhe anëtare të denja, të cilat janë gra dhe vajza të arsimuara, njëkohësisht familjare dhe nëna, dhe japin kontributin e tyre maksimal. LGI Kamzë, vendosi në baraspeshë barazinë gjinore, integrimin e gruas në shoqëri, në jetën sociale, politike, si edhe në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Cilat janë objektivat tuaja për të ardhmen në krye të LGI-së, Kamëz? 
Në fakt doja të shtoja dhe diçka më shumë, në radhë të parë për konventën e LSI-së, gjithsesi them me bindje, se na pret akoma shumë punë përpara, pasi misioni ynë nuk mbaron këtu. Ne po punojmë fort dhe e kemi marrë sfidë personale fitoren e LSI pasi është e vetmja forcë e cila jep shpresë dhe optimizëm,e vetmja forcë e cila përkrah barazinë gjinore, e vetmja forcë, e cila ka në radhët drejtuese shumë të rinj dhe të reja. Të gjitha së bashku do t’ia dalim ta çojmë deri në fund nismën tonë…

Ju ishit pjesëmarrëse në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ç’mund të na thoni për këtë aktivitet politik?
– Ishte hera e parë që merrja pjesë dhe ishte një gjë e veçantë si nga zhvillimi por dhe nga vendimet e saja. Unë fola atje dhe përjetova një ndjesi, më bëri optimiste që ta shohë të ardhem ndryshe. Po citoj vetëm disa rreshta mes të tjerash: “Unë ju ftoj të gjitha ju për t’u bërë pjesë e kësaj fryme dhe force politike, ju ftoj të gjithave ju për të ndarë së bashku opinionet, problemet dhe për t’iu bashkëngjitur kësaj fryme të re, e cila ka si objektiv sjelljen e risive, ka si qëllim integrimin e gruas në shoqëri, në jetën sociale, familjare, politike si edhe në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Ne të gjitha së bashku mund t’ia dalim, të krijojmë atë barazinë gjinore, t’ia hapim dyert grave që të jenë një forcë e barabartë, të kenë të gjitha të drejtat për të ecur përpara. Ne të gjitha së bashku mund t’i themi “PO” Lëvizjes së Gruas për Integrim, ne të gjitha së bashku mund t’ia dalim!”. Mund të them me bindje që shumica e tyre u kthyen në objektiva për mua dhe gjithë anëtarët e simpatizantët e LSI-së. Objektivat që lideri ynë Ilir Meta i orientoi, ne tani po i zbatojmë në jetën tonë politike.
Përgatiti: Sulo GOZHINA
Sigal