Armand Shkullaku: Imitimi i shëmtuar i Erdoganit!

467
Sigal

Armand Shkullaku: Do ketë politikanë që mund të tërhiqen zvarrë për së gjalli

Nëse kjo opozitë është kaq e parëndësishme që nuk ka asnjë vlerë, që kjo opozitë është vetëvrarë, ka djegur mandatet, ka bërë harakiri, ka ikur në punë të vet, çfarë e shqetëson mazhorancën që thotë se na ka ndikuar kriza tek raporti me Bashkimin Evropian? Kur ky njeri është i parëndësishëm, pse duhet të ulesh me të? Ulu me Rudina Hajdarin, ulu me Kujtim Gjuzin, ulu me kë të duash dhe zgjidhim këtë problem dhe t’i japim Shqipërisë pluralizmin e merituar. Mendimi im është që nuk duhet të ketë përplasje. Unë them që opozitës nuk i konvenon që ditën e zgjedhjeve më 30 Qershor të bllokojë një proces farsë. Rama thotë nuk negocioj 30 Qershorin dhe opozita thotë nuk e lëshojmë 30 Qershorin. Jo Edi Rama, po Skënderbeu i vërtetë të vijë nuk qeveris dot vetëm në 2019-n. Unë prandaj thashë që sa më vonë ta japë dorëheqjen, më mirë është, të marrë disa Arta Marku, le të marrë disa gjykata, le të marrë disa prokurori, le të marrë disa bashki, le t’i marrë të gjitha. Sa më shumë të marrë, fundi dihet. Dhe është e mirë për këtë shoqëri ta pësojë edhe njëherë kështu, që të vërë mend.

Pse nuk duhet opozita të bëjë dhunë? S’ka nevojë.

Ky është një autoritarizëm karikatural. Sado që mundohet të imitojë Erdoganin, nuk është ai lloj. Opozita duhet ta kthejë në një festival karnavalesh. Le të dalë, siç dilnin atëherë me daulle në 07:00 të mëngjesit, që votohej 99.999%. Atij (Enverit) ia tërhoqën bustin zvarrë, mbasi vdiq. Kurse mund të ketë politikanë që mund të tërhiqen zvarrë për së gjalli. Nëse një politikan mendon që mund të shkojë i vetëm të dominojë gjithë pushtetet, mos të lërë asnjë hapësirë demokratike, sigurisht që mund të përfundojë ashtu.