A u emërua Ferit Hoxha ministër të Jashtëm për të finalizuar marrëveshjen e detit?
Emërimi i tij tani në krye të MEPJ ka ngritur dyshime se ai do të përdoret këtë herë nga qeveria socialiste po për të njëjtën gjë, për të mbyllur marrëveshjen e 2009-2010 që u rrëzua nga Gjykata. Qeveria e tanishme i ka lënë të hapura letrat me Athinën dhe prej kohësh është diskutuar që të shkojë çështja në Hagë.
Vishet me dyshime emërimi i Ferit Hoxhës në krye të Ministrisë së Jashtme.Rama vendosi të ndryshojë kabinetin, pas zhvillimeve me Belinda Ballukun, duke larguar përveç saj edhe Elisa Spiropalin si ministre të Jashtme. Ajo do të zëvendësohet nesër nga Ferit Hoxha, një diplomat karriere, por që nuk e ka edhe aq të pastër CV-në.Përveç të vëllait që del te dosja e AKSHI-t, Ferit Hoxha është edhe një nga arkitektët e marrëveshjes së detit me Greqinë, e firmosur në kohën e Sali Berishës.Ajo marrëveshje u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese 9-0 dhe grupi nismëtar u vendos nën hetim nga prokuroria, por Llalla në atë kohë i bëri qokën Berishës, duke pushuar hetimet, edhe pse Greqisë i ishte falur territor shqiptar. Ferit Hoxha në atë kohë ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociator, pra përgjegjësi kryesor pas Lulzim Bashës, i cili firmosi marrëveshjen.Mirëpo emërimi i tij tani në krye të MEPJ ka ngritur dyshime se ai do të përdoret këtë herë nga qeveria socialiste po për të njëjtën gjë, për të mbyllur marrëveshjen e 2009-2010 që u rrëzua nga Gjykata. Rama i ka lënë të hapura letrat me Athinën dhe prej kohësh është diskutuar që të shkojë çështja në Hagë.Kapiteni i Rangut të Parë dhe ish-zv.komandant i Forcës Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari, është ai që shprehet se Rama e ka emëruar Ferit Hoxhën ministër të Jashtëm që të mbyllë pazarin me Athinën.
“Ferit Hoxha, ai që futi në kaos gjithë shtetin me marrëveshjen detare të vitit 2009 me Greqinë, u dekretua si ministër i Jashtëm. Kaosi vijon prej 17 vjetësh në marrëdhëniet me Greqinë, për shkak të asaj marrëveshjeje të vitit 2009 të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Jashtme në vitin 2016 kallëzoi në Prokurori të gjithë grupin negociator të vitit 2009, duke përfshirë edhe kreun e tij Ferit Hoxha. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në vitin 2017 vendosi mosnisje të hetimit. Pritet që Begaj ta autorizojë Ferit Hoxhën për grupin e ri negociator për zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë në Hagë. Begaj nga prilli 2024 ka në zyrë propozimin e Ministrisë së Jashtme për nisjen e negociatave. Por, mungonte kompetenti”, shkruan ai.Nuk është çudi që të ndodhë një gjë e tillë. Sa herë Rama kërkon të bëjë pazare, gjen njerëzit e duhur për këtë gjë dhe Ferit Hoxha është padyshim “ekspert”.




















