Ardian Dvorani largohet dhe nga KED, ja cila gjyqtare zë vendin e tij

355
Sigal

Me largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë merr fund edhe detyra e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Zyrtarisht kryesimin e KED e merr anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Por kjo detyrë do të jetë provizore deri në hedhjen e shortit që do të përcaktojë anëtarin e KED.

KLGJ vendosi sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër. Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.