Arbitrazhi, qeveria derdh 400 mln, nga fondi rezerv për Begetin

233
Sigal

Qeveria shqiptare u detyrua të paguante 380 mijë euro në vitin 2021 për t’u përballur në Gjykatën e Arbitrazhit me biznesmenin italian, Francesko Becceti.Shuma rezulton t’i ketë kaluar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nga fondi rezervë i shtetit, i cili në fakt duhet të përdoret në raste të fatkeqësive natyrore.Gjithsesi sipas të dhënave zyrtare pagesa i është bërë një studioje ligjore me qëllim anulimin e vendimit të arbitrazhit, që i përket pikërisht pronarit të Agon Channel, televizion i cili u mbyll pas përplasjeve me qeverinë. Deri më tani nga qeveria shqiptare nuk është bërë asnjë material publik për çështjen.Por përmes të dhënave të kontrollit të lartë të shtetit rezulton se pas largimit nga Shqipëria dhe pasi ka fituar gjyqin e arbitrazhit Becceti ka ndërmarrë bllokimin e llogarive të shtetit shqiptar në Eurokontroll. Madje vetëm vitin e shkuar u tha se ai kishte arritur të merrte mbi 20 milionë euro, teksa pretendon se ndaj shtetit shqiptar ka fituar rreth 130 milionë euro. Vetëm pas kësaj Becceti u dënua nga gjykata shqiptare teksa mësohet se ka gjetur strehim në Angli. Megjithatë veç shlyerjes së detyrimeve për vendimet e gjykatave, pagesa të tjera janë dhënë për studio e avoka