Arbitrazhet “groposin” financat, gjobat arrinë në 625 mln euro

143
Sigal

Faturat e kripura të gjyqeve në arditrazh për shkak të arrogancës dhe kontratave klienteliste do të rriten edhe me 156 mln euro të tjera duke e çuar në 625 mln euro borxhin. Kjo dëm i shkaktuar nga kapriçot e zyrtarëve do të paguhet nga qytetarët shqiptarë, ndërkohë që me këtë vlerë do të rriteshin 110% pensionet në të gjithë vendin

 

Borxhet e Shqipërisë për gjyqet e arbitrazhit rriten në 156 milionë euro sipas Ministrisë së Financave

Taksapaguesit shqiptarë pritet të paguajnë së paku 156 milionë euro si pasojë e vendimeve të gjykatave të arbitrazhit për shkeljet kontraktuale të qeverisë shqiptare ndaj kompanive të huaja, bëhet e ditur nga një raport i Ministrisë së Financave për vitin 2021. Vlerësimi i fundit është ndjeshëm më i lartë se sa ai i vitit 2020, në të cilin, dëmet llogariteshin në 109 milionë euro. Rritja është si pasojë e humbjes së gjyqeve të reja, ndërkohë që numri i pretenduesve është shtuar.

Shumica dërrmuese e humbjeve lidhen me dy procese të vetme gjyqësore, ai i biznesmenit italian, Francesco Beçhetti si dhe procesi gjyqësor për kontratën e sipërmarrjes për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nga konsorciumi Copri dhe Actor. Beçhetti, i cili kishte një sërë kontratash koncesionare kontroverse, përfshirë një për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç si dhe një kontratë për trajtimin e mbetjeve me qeverinë socialiste të ish-kryeministrit Fatos Nano, arriti të fitojë një gjyq me masë kompensimi 108 milinë euro. Konsorciumi Copri Actor fitoi një gjyq në masën 38 milionë euro.

Shqipëria duhet të paguajë edhe afro 3 milionë euro të tjera kosto të procesit gjyqësor dhe kosto të avokatëve, që kanë përfaqësuar shtetin në arbitrazh

TIA sh.p.k., kompania koncesionare e aeroportit të Tiranës, e cila fitoi në mënyrë kontroverse pa garë nga qeveria e Edi Ramës zgjatje të afatit të koncesionit, ka hedhur në gjyq qeverinë shqiptare për shkaqe të panjohura.

Gjykatat e Arbitrazhit janë krijuar dekada më parë me qëllim mbrojtjen e investitorëve nga veprimet arbitrare të qeverive të vendeve ku gjykatat vendëse kanë reputacion të keq. Por këto gjykata janë gjithashtu të njohura për ruajtjen e sekretit, gjë që e bën thuajse të pamundur për taksapaguesit që paguajnë në instancë finale faturën, të mësojnë se çfarë kanë bërë qeveritë e tyre që janë dënuar dhe për çfarë arsyesh konkrete kompanitë private i kanë përfituar këto para.

Shqipëria është përballur në shumë raste në gjykata arbitrazhi ku në disa raste ka fituar dhe në disa raste të tjera ka humbur. Por edhe në rastet kur ka fituar, kjo nuk ka ardhur pa kosto. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se si, ndërsa fatura e Beçhetit është 108 milionë euro, Shqipëria duhet të paguajë edhe afro 3 milionë euro të tjera kosto të procesit gjyqësor dhe kosto të avokatëve që kanë përfaqësuar shtetin. Qeveria e kryeministrit Edi Rama u përpoq pa sukses që ta anulojë vendimin e dhënë duke nisur një procedurë shtesë; vetë procedura shtesë ka kushtuar gati gjysmë milioni euro për studio avokatore.

Megjithëse vendimet janë përfundimtare, qeveria shqiptare nuk i ka paguar këto detyrime deri në datën e raportit, pra deri në vitin 2021.

Në një rast në të shkuarën, kur qeveria e të djathtës u tërhoq nga një marrëveshje e negociuar nga qeveria paraardhëse me kompaninë amerikane General Electric, kjo e fundit fitoi 25 milionë dollarë në arbitrazh dhe i arkëtoi paratë duke sekuestruar të ardhurat e Shqipërisë nga Eurokontrolli, rrjeti evropian i monitorimit të trafikut ajror, nga ku Shqipëria ka të ardhura për shërbimin e menaxhimit të trafikut të mbikalimeve ajrore mbi territorin e vendit./BIRN

  • Arbitrazhet, si rrezik për financat

Arbitrazhet ndërkombëtare vazhdojnë të “groposin” financat shqiptare, për shkak të arrogancës dhe korrupsionit ministror.

Në vitin 2021, kompania me pronësi shtetërore “Albcontrol”, që menaxhon trafikun ajror, u vu në vështirësi likuiditeti për shkak se të ardhurat e saj janë bllokuar në llogarinë e saj në Bruksel nga Eurocontrol. Bllokimi nga Brukseli i 21 mln eurove të  “Albcontrol” thuhet se është për llogari për llogari të Beçhettit.

OSHEE paditet 8 mln. euro, gjobë për t’u paguar në arbitrazh, e cila u bë e ditur ngA deputetja Jorida Tabaku gjatë një Komisioni të Ekonomisë. Sipas OPEN DATA deri në qershor 2020 dëmet në arbitrazh arrijnë rreth  446 mln. Euro.

Çdo vit vonesë në shlyerje për këtë detyrim rritet me kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa milion Euro shtesë.

 

  • KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë ose (170 mln euro) detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare.


-110 milionë euro për një dëmshpërblim të kompanisë “Akërnia”
-110 milionë euro investitorit Italian Francesco Begehtit
-100 milionë euro, “Kurum” ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar
– 45 milionë euro kompania greke “Actor” që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotet e tjera të autostradës në bashkëpunim me “Copri”
-110 mln  euro llogaritet humbja e shtetit shqiptar me “Dondi & Kubota”
-150 mln euro kompania “Fusha”-shpk.