Arben Malaj: “Maskarenjtë” në politikën shqiptare, keqpërdorin nacionalizmin në dobi serbëve

413
Arben Malaj
Sigal

Ish ministri i Financave Arben Malaj ka shpërndarë shkrimin e Engjëll Musai, Drejtor i “Telegraf” për të argumentuar keqpërdorjen e nacionalizmit të “politikanëve” shqiptarë kundër shqiptarëve dhe jo kundër serbëve.

Ish ministri thekson se historia  e vendit tonë ka shumë plagë të rënda të hapurra nga pseudo nacionalistet qe edhe sot po tentojnë të përcajne shqiptarët apo akoma me keq që kerkojne të largojnë përgjegjësinë ligjore për babëzinë e pushtetit absolut që ushqehet nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

Ja shkrimi i plote nga Arben Malaj:

Nje koleg me shprehu shqetesimin qe politikanet ne Tirane edhe sot kur lidershipi i UCK-se eshte ne Hage, akuzojne njeri tjetrin si pro serb. Lideret e UCK e kane njohur dhe kane bashkepunuar me Bashen si politikan dhe lider I opozites. Akuzave te Balla-ve si nacionalist I perbetuar ne kete rast, populli I ka dhene pergjigje me fjalen e urtè se ” I zoti nuk e shet, tellalli e shet”.
Prandaj kolegu me te drejte me pyeti perse ka kaq kaq shume “maskarenje” ne politiken shqiptare, qe po lodhen per ta keq perdorur nacianalizmin e tyre siperfaqesore kunder shqiptareve dhe jo kunder serbeve.
Ai ka te drejte, historia jone kombetare ka shume plage te renda te hapura nga pseudo nacionalistet qe edhe sot po tenton te percajne shqiptaret apo akoma me keq qe kerkojne te largojne pergjegjesine ligjore per babezine e pushtetit absolut qe ushqehet nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.