Arabët mësyjnë Shqipërinë, hapin me dhjetëra kompani fiktive

335
Sigal

BB raporton se në Shqipëri klima e biznesit për 2020 është përkeqësuar dhe qindra tregtarë po mbyllin aktivitetet sidomos pas Covid-19. Por pandemia nuk tremb arabët, të cilët pas ftesës së qeverië nga janari 2020 kanë vërshuar drejt Shqipërisë, duke hapur 39 kompani kryesisht egjiptiane. Ky veprim po ndiqet nga vendet e BE-së, të cilat kanë izoluar qeverinë e Tiranës, pasi zyrtarë të lartë janë të implikuar në trafikun e arabëve…

 

Përkeqësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, sipas raportit të fundit “Doing Business 2020” të Bankës Botërore nuk ka trembur investitorët egjiptianë që të vërshojnë në Shqipëri, kryesisht në fushën e ndërtimit. Sipas “Open Data Albania”, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 39 kompani me pronarë, ose kapital me origjinë nga Egjipti. Pjesa dërrmuese e tyre veprojnë në sektorin e ndërtimit, ndërsa nuk mungojnë edhe kompanitë që operojnë në fushën e teknologjisë, telekomunikacionit dhe konsulencave. Nga grupi i kompanive me objekt aktivitetin në fushën e ndërtimit, pjesa më e madhe janë regjistruar që Qendrën Kombëtare të Biznesit në muajin janar. Regjistrimet e pazakonta mbërrijnë pak javë pasi Qeveria shqiptare ngriti shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore për procesin e rindërtimit

Kompanitë në fjalë mund të synojnë që të përfshihen në këtë proces, jo vetëm me marrjen e tenderave për rindërtimin, apo ndërtimin e objekteve, por edhe duke siguruar fuqinë punëtore të ngritur si shqetësim nga pala shqiptare. Ndërkohë, “Open Data Albania” thotë se prej 1 janarit janë hapur 935 biznese të reja me formë ligjore person juridik. Nga këto 105 janë me pronarë, ose kapital me origjinë nga Italia. Pjesa më e madhe e bizneseve italiane janë në fushën e telekomunikacionit, shërbimeve, turizmit dhe të konsulencës. Nga totali i bizneseve, pjesa më e madhe janë regjistruar në dy muajt e parë të vitit, ndërsa pas prekjes së vendit nga pandemia dhe hyrja në izolim, numri i bizneseve të reja të hapura ra ndjeshëm. Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në rang global në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore, duke rënë me 19 vende në krahasim me një vit më parë. Ekonomia jonë shënoi përkeqësim në 9 nga 10 tregues në total, që përdor BB për vlerësimin e performancës së një vendi. Ndërkohë që hapja e këtyre kompanive fiktive realizohet edhe për qëllime të trafikun të paligjshëm të emigrantëve që vijnë nga Lindja, që krijohej nën petkun e punësimeve të emigrantëve sezonalë, por që përdorej për largime drejt shteteve të BE-së. Kjo skemë kishte të implikuar si pjesë të saj  dhe Drejtoresha e Zyrës së Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë, Enkelejda Toska. Në dëshminë e Salim Yousuf  flitet  për lidhjet me shefat e Policisë Kufitare, me të cilët bënte pazaret e trafikut të arabëve. Por, palestinezi ka qenë në “rreth të kuq” edhe nga qarqet diplomatike.  Emri i tij është përmendur edhe nga Ambasada Palestineze në Tiranë, në një memo sekrete.

Zyrtarë të lartë favorizojnë trafikun e arabëve

Në lidhje me trafikun e arabëve, me 3 qershor reagoi Policia e Shtetit : “Pezulluam zinxhirin drejtues pas denoncimeve. Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Tiranë, Enkelejda Toska ka përfunduar në prangat e policisë, bashkë me zyrtarët e tjerë Altin Hasani, Besnik Zela dhe Albana Metko. Ata u ndaluan nga policia pas masës së pezullimit të ndërmarrë ndaj tyre nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Ministria e Brendshme sqaron se zyrtarët janë të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj, fakte që u bënë publike e u transmetua për publikun. Këta zyrtarë kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme”.