Apeli i bankave: Miratoni ligjin e falimentit, të ulim kreditë e këqija

413
Sigal

Bankat i kërkojnë ligjvënësve
miratimin e ligjit të falimentit dhe nismave, të cilat sipas tyre, do të
mundësojnë uljen e kredive me problemeve. Para deputetëve të Komisionit të
Ligjeve, Spiro Brumbulli, i Shoqatës së Bankave, tha se dje janë miliona dollarë
peng vetëm për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore dhe vonesave për të
nxjerrë urdhrin e ekzekutimit të pengut që është lënë në banka. Edhe pse askush
nga ligjvënësit deri tani nuk ka folur për korrupsionin që ekziston në banka
dhe miratimin e kredive pa vlerësuar si duhet kolateralin, kanë qenë deputetët
e komisionit të ligjeve që kanë parë përgjegjësinë te vetë bankat. Ligji i ri
për falimentin synon të çlirojë kreditë me probleme të cilat kanë arritur në
21.5% të totalit të të gjithë sistemit. Me anë të një ankese të vetme, brenda 5
ditësh, gjykata detyrohet të marrë një vendim për të shpallur e një kompanie.
Këtë herë nuk ka më të drejtë vetëm drejtoria e tatimeve që të kërkojë këtë
mbylljen e një ndërmarrjeje por edhe një kreditor i thjeshtë, si banka, palë
biznesi, vetë sipërmarrësi, apo punonjësi.