AP: Qeverisja, pa bilanc

489
Aleanca Popullore, ish-aleate e Partisë Socialiste në zgjedhjet e shkuara, deklaroi se shterpësia e ideve dhe paaftësia manaxhuese e klasës politike, e mpleksur me interesa të errëta për përfitime personale, i kanë hapur rrugën keqqeverisjes dhe korrupsionit ndër vite. “Për më tepër, pakti politik PS-PD dhe përfshirja në bashkëqeverisje e partive kryesore tenton të shuajë çdo mundësi për të bërë një bilanc të real të problemeve të rënda të viteve të shkuara”, thuhet në një deklaratë të AP. Aleanca Popullore vëren se deklaratat politike dhe premtimet në programe për zgjedhjet e 25 qershorit janë të mbushura me të pavërteta të mëdha, që synojnë fshehjen e realitetit të zymtë ekonomik e social në vend. Kjo parti theksoi nevojën e një plani kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike e sociale të vendit për të luftuar varfërinë, nxitur punësimin dhe rritur mirëqenien. Aleanca Popullore vlerëson se votuesit duhet të shkojnë në kutitë e votimit më 25 qershor dhe shprehin revoltën e tyre ndaj shkeljes së Kushtetutës e ligjeve, duke votuar kundër. AP ftoi edhe një herë qytetarët t’i thonë JO me votën e tyre varfërisë, drogës, krimit, korrupsionit e zhvatjes.
Sigal