Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, ish-Kryeministri Meksi flet për dekretin e Metës

1158
Sigal

Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, ka dalë në krah të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Meksi, nuk pajtohet me institucionet që nuk e zbatojnë dekretin.

Një vendim që botohet në fletoren zyrtare duhet të zbatohet detyrimisht. Politikanët duhet të bëjnë politikë dhe të zgjidhin krizën”- ka thënë Meksi, raporton Ora News.

Ish-kryeministri thekson se kriza mund te zgjidhet nëse ka vullnet. Kujtojmë se po sot, Presidenti Meta deklaroi se çdo institucion që refuzon zbatimin e dekretit do të përballet me pasoja ligjore.