Anti-KÇK-ja, Lubonja: Ramës i duhet një Vetting më i shpejtë për të eliminuar dhe kërcënuar gjyqtarët

574
Sigal

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, bëri një deklaratë të fortë në rubrikën “Opinion”, në News24, teksa komentoi paketën “Anti-KÇK”, që ka nisur sot punën për goditjen e krimit të organizuar.

Lubonja tha se Rama po bën një Vetting të shpejte për të “eliminuar” dhe kërcënuar gjyqtarët.

“Në qoftë se Reforma në drejtësi nënkuptonte Vettingun e gjyqtarëve, atëherë mua më del që nuk i mjafton këtij ai Vettingu i kontrolluar, por i duhet një Vetting më i shpejt për të bërë propagandë, për të eliminuar dhe kërcënuar gjyqtarë”, tha analisti.

Përveç kësaj, Lubonja u shpreh se njerëzit e paketës “Anti-KÇK”, që u prezantuan nga Rama, dhe që shfaqeshin me syze të zeza e kapuça, janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që po bën një lojë të rrezikshme.

“Rama iu thoshte atyre me syve të zeza e kapuç se ju jeni forca shpëtimtare nga e keqja. Është e frikshme, sepse janë kapërcyer të gjithë kufijtë. Këta njerëz, pse qenkan të ndershëm këta, dhe nuk qenkan gjyqtarët? Këta janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që bën një lojë të rrezikshme.

Pyetja e parë që shtrohet është kjo “Erdhi koha që të luftojmë krimin”, po, pse çfarë ke bërë ti nga 2013? O na thuaj që ka dështuar Vettingu dhe unë po bëj diçka super vettingun, ose na e shpjego, pse duhet kjo. Ato nuk shkojnë paralelisht, sepse janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ne kemi kërkuar drejtësi të pavarur nga politika, ndërsa kjo reforma e çon gjykatën, njerëzit e SPAK, te ministri i Brendshëm, ndërkohë që kemi pasur dy ministra të Brendshëm të Ramës të lidhur me krimin. Kemi një rritje galoponte të krimit në Shqipëri në kohën e Ramës.

Mjafton të shohim ndërtimet, ku lejet janë dhënë nga vetë këta, që gjoja na bëjnë KCK. Kryeministrin e kishte shqetësuar fakti se gjykatësit kanë liruar ca kriminelë. Po kush janë këto kriminelë? Ata që kanë vjedhur votën, bashkë me kryeministrin. E bën ky për të mbuluar këto lirime të këtyre njerëzve, që i ka pasur bashkëpunëtorë partia e tij, apo e bën për të bërë një lloj presioni ndaj gjykatësve, që mendon ende se nuk i ka. Kjo është për t’u parë, por asgjë të mirë nuk ka këtu, veçse rritje të banditizmit të shtetit të kapur dhe pamja më e tmerrshme ishte e atyre me syve të zeza, që na nxori”, deklaroi Lubonja.