Angelo Massafra: Bëni diçka për Shqipërinë !

355
Sigal

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare në 30 vjetorin e mëshës së parë dhe 4-vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike i bënë thirrje politikës zyrtare të Tiranës të kujdesen më shumë për të varfërit, mos shikoni të mirën personale apo të partisë, por të mirën e popullit..

Pas 3 dekadash, thirrjet për politikën shqiptare mbeten thuajse të njëjta, lënia mënjanë e interesave personale e partiake, në të mirën e përbashkët të vendit. Në 30 -vjetorin e meshës së parë që riktheu lirinë e besimit,  Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, njëherësh edhe Arqipeshkëvi Metropolit i Dioqezës Shkodër- Pult, imzot Angelo Massafra, u kërkoi drejtuesve të politikës t’i japin një hov të ri vendit. Në 30- vjetorin e meshës së parë që riktheu lirinë e besimit në Shqipëri dhe në 4 -vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike, një thirrje e fortë shkoi për politikën që afrimi fushatës për zgjedhjet e 25 prillit e ka përfshirë në debate dhe akuza.

Të zgjedhur prej popullit, po ju drejtoj thirrjen të bëni gjithçka është e mundur për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësimin, t’u lejojnë të gjithëve të kenë një vend dinjitoz në shoqëri

“Politikanë të dashur dhe të nderuar ju lus në emër të kësaj dite që të mos kërkoni të mirën personale apo të parties, por të mirën për popullin tonë. Sot, këtu dhe tani kemi në dorë fatet e jetës sonë, të kombit dhe kishës sonë.” Ndërsa besimtarëve arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, u kërkoi të tregohen të kujdesshëm e të mos bëhen vegla në duart e atyre që duan të eklipsojnë Zotin. Arqipeshkvi i Shkodrës Angela Massafra përmendi një sërë faktorësh negativë që po godasin shoqëritë tona. “Mos lejoni kurrë të bëheni vegla në duart e atyre që sot po luftojnë për eklipsin e Zotit, ja pse sot po shohim rritje të vrasjeve, vetëvrasjeve, të përdorimit të drogës, të vjedhjeve dhe përdhunimeve.” Pas meshës së shenjtë në katedralen e Shkodrës me pjesmarrjen e ipeshkëve shqiptarë, u organizua procesioni drejt varrezave të Rrmajit.

Politikanë të dashur dhe të nderuar,  ju lus në emër të kësaj dite, që të mos kërkoni të mirën personale apo të parties, por të mirën për popullin tonë. Sot, këtu dhe tani, kemi në dorë fatet e jetës sonë, të kombit dhe kishës sonë

Imzot Angelo Massafra: Të gjithë të kenë një vend dinjitoz në shoqëri

Të dashur miq të zgjedhur prej popullit për t’u kujdesur për të mirën e përbashkët prej zemrës, po ju drejtoj thirrjen të bëni gjithçka është e mundur, për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësimin, t’u lejojnë të gjithëve të kenë një vend dinjitoz në shoqëri, shikoni se sa ngjarje, hiri Zotit është duke nxitur për popullin tonë në këtë vit. Mëshirë të vërtetë! Na garantohet falja, na jepet mundësia për të rifilluar vrapimin, por jo vetëm: si bashkësi. Së fundi, është duke na lejuar të shohim të lartësuar në nderet e altarëve, nënën tonë të dashur Tereza dhe të shpallur të Lumë Martirët tanë. Ja, martirët tanë janë pikërisht shembulli më shprehës i asaj se si secili prej nesh, mund të marrë pjesë në mundimet e Krishtit, që pastaj të marrë pjesë edhe në lavdinë e tij. Ndoshta nuk na kërkohet të vdesim të qëlluar nga një plumb si ata, por sigurisht na kërkohet të vdesim për nga egoizmi ynë, që na bën të mbyllemi në vetvete për t’iu hapur dhurimit të vetvetes, nëpërmjet veprave të mëshirshme,” nënvizoi Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare.