Anëtarët e KLD, marrin pjesë në Asamblenë vjetore të rrjetit Europian të Këshillave gjyqësor

426
Një delegacion i KLD shqiptare i përbërë nga Gjin Gjoni dhe Gerd Hoxha mori pjesë në Asamblenë vjetore të rrjetit Europian të Këshillave Gjyqësore ENCJ. Në këtë takim KLD shqiptare merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit. Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit që synojnë kontrollin e gjyqësorit nga politika, bordi drejtues i ENCJ mbajti një seancë të posacme dëgjimi me delegacionin shqiptar ku u informua me të gjitha zhvillimet e fundit në vend. Përfaqësuesit e KLD –së shprehën gatishmërinë e të gjithë trupës së gjyqtarëve për të kryer sa më shpejt procesin e reformimit të sistemit gjyqësor por, duke mbajtur parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës, një prej të cilëve është edhe pavarësia dhe mosndërhyrja e pushtetit legjilsativ dhe ekzekutiv në funkionimin dhe administrimin e drejtësisë. Gjyqtarët shqiptare patën takime me përfaqësuesit më të lartë të gjyqësorit në vendet e Bashkimit Europian si : Krytari i Gjykatës së Kasacionit Francë Z Berttrand Louvel, Lordin John Thomas, Chief Justice i Anglisë dhe Uellsit, etj…, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me klimën e presionit që shpesh herë pushteti ekzekutiv dhe legjilsativ ushtron mbi pushtetin gjyqësor.                        
Sigal