Andi Bejtja: Zhgënjimi nga Fatos Nano i fundit

Dje, shumë njerëz u zhgënjyen, nga Fatos Nano dhe shumë nga ata që e kanë dashur dhe madje e kanë adhuruar dikur. E kemi dashur për tolerancën, për faktin që ndante pushtet dhe përgjegjësi, për faktin që doli nga burgu dhe nuk u hakmorr, etj etj.

Nga ana tjeter, shumica nga që e kemi dashur, nuk u zhgënjyem se lavdëroi Ramën që e  shante dikur, që anatemoi Berishën apo Metën, nuk priste asnjëri të thoshte as votoni opoziten. Mund të bënte dhe thirrje më hapur votoni Partinë Socialiste. Nuk do të kishte asgjë të keqe….

Sigal

Thjesht prisnim të shikonim një politikan që e la stekën shumë lart kur la politiken në moshën 53 vjeçare, ideale do ishte të kishim një refleksion mbi palët, një refleksion për gjithë 30 vjeçarin e tranzicionit me gabimet e vijat e shtrembërta të kujtdo….

Në këto biseda sot, pikërisht duke shprehur dhe këtë zhgënjim, përgjigjen ma dha një nga miqtë e tij më të afërt dikur Leonard Koka:

“O ti qeke budalla o të keqen vllai, ti mban mend Nanon politikan, ky i djeshmi ishte Nano oligark. A ke parë ndonjë oligark të kritikojë qeverinë, a qoftë dhe ndonjë Minister apo Kryetar Bashkie.

Boh , ndoshta ke të drejtë i thashë.